caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ash-Shura, ajeti 48

Mekë · radha e zbritjes 62 · 42:48

فَإِنْ أَعْرَضُوا۟ فَمَآ أَرْسَلْنَٰكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا إِنْ عَلَيْكَ إِلَّا ٱلْبَلَٰغُ وَإِنَّآ إِذَآ أَذَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ مِنَّا رَحْمَةً فَرِحَ بِهَا وَإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌۢ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ فَإِنَّ ٱلْإِنسَٰنَ كَفُورٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nëse ata kthejnë shpinën, Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikëqyrës mbi ta. Detyrë jotja është vetëm kumtimi. Kur Ne ia mundësojmë njeriut të shijojë mëshirën Tonë, ai gëzohet me të e, kur e godet ndonjë e keqe për shkak të asaj që kanë bërë duart e tij, atëherë njeriu bëhet mosmirënjohës i madh.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse ata kthejnë kurrizin, dije se Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), si rojë për ata. Detyra jote është vetëm që të kumtosh. Kur Ne i japim njeriut të shijojë mëshirën Tonë, Ai i gëzohet asaj. Por, nëse atë e godet ndonjë e keqe për shkak të asaj që kanë bërë duart e tij, atëherë, ai bëhet mosmirënjohës i vërtetë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70