وَإِذَا مَسَّ ٱلْإِنسَٰنَ ضُرٌّ دَعَا رَبَّهُۥ مُنِيبًا إِلَيْهِ ثُمَّ إِذَا خَوَّلَهُۥ نِعْمَةً مِّنْهُ نَسِىَ مَا كَانَ يَدْعُوٓا۟ إِلَيْهِ مِن قَبْلُ وَجَعَلَ لِلَّهِ أَندَادًا لِّيُضِلَّ عَن سَبِيلِهِۦ قُلْ تَمَتَّعْ بِكُفْرِكَ قَلِيلًا إِنَّكَ مِنْ أَصْحَٰبِ ٱلنَّارِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur njeriun e godet fatkeqësia, ai i lutet Zotit të vet, i kthyer tek Ai me pendim. E, kur i dhuron mirësi nga ana e Tij, ai harron krejtësisht për çfarë lutej më parë dhe i sajon Allahut ortakë, për të shmangur të tjerët nga rruga e Tij. Thuaj: "Kënaqu me mosbesimin tënd për pak kohë, se ti, pa dyshim, do të jesh prej banorëve të Zjarrit!"
Albanian Translation - Hassan NahiKur njeriun e godet një e keqe, ai i lutet Zotit të vet, duke iu drejtuar me pendesë. E kur atij i vjen një e mirë prej Zotit, ai harron se për çfarë ishte duke u lutur më parë dhe sajon zota të tjerë të barabartë me Allahun, për t’i larguar të tjerët nga rruga e Tij. Thuaj (o Muhamed)[282]: “Kënaqu pak me mosbesimin tënd! Ti, me siguri, do të jesh nga banorët e zjarrit!”