caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Az-Zumar, ajeti 3

Mekë · radha e zbritjes 59 · 39:3

أَلَا لِلَّهِ ٱلدِّينُ ٱلْخَالِصُ وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءَ مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلْفَىٰٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ فِى مَا هُمْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى مَنْ هُوَ كَٰذِبٌ كَفَّارٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, vetëm Allahut i takon adhurimi i çiltër. Ndërkaq, ata që marrin për mbrojtës të tjerë pos Tij, duke thënë: "Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë me Allahun", (le ta dinë se) Allahu do të gjykojë mes tyre lidhur me atë për të cilën kundërshtoheshin. Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar dhe tepër mohues.
Albanian Translation - Hassan NahiVetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu”, Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë pasur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70