caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Az-Zumar, ajeti 23

Mekë · radha e zbritjes 59 · 39:23

ٱللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ ٱلْحَدِيثِ كِتَٰبًا مُّتَشَٰبِهًا مَّثَانِىَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ ٱلَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَىٰ ذِكْرِ ٱللَّهِ ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهْدِى بِهِۦ مَن يَشَآءُ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنْ هَادٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ka zbritur fjalën më të bukur, një Libër me pjesë të ngjashme dhe përsëritje të harmonishme. Prej tij, lëkurat e atyre që i frikësohen Zotit të tyre rrëqethen; pastaj, lëkurat dhe zemrat e tyre zbuten në përmendjen e Allahut. Ky është udhëzimi i Allahut, me të cilën Ai udhëzon kë të dojë. E atë që Allahu e lë në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë.
Albanian Translation - Hassan NahiAllahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta udhëzojë kush.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70