إِن تَكْفُرُوا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِىٌّ عَنكُمْ وَلَا يَرْضَىٰ لِعِبَادِهِ ٱلْكُفْرَ وَإِن تَشْكُرُوا۟ يَرْضَهُ لَكُمْ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُم مَّرْجِعُكُمْ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ju mohoni, Allahu nuk ka nevojë për ju, ndonëse nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Tij. Por, nëse jeni mirënjohës, Ai e pëlqen atë për ju. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Pastaj kthimi juaj është te Zoti juaj dhe Ai do t'ju njoftojë për atë që keni punuar. Pa dyshim, Ai është i Gjithëdijshëm për atë që ka në zemra.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse ju e mohoni Atë, dijeni se Allahu është vërtet i pavarur prej jush. Megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosmirënjohjen e robërve të Tij, por kënaqet me ju, nëse e falënderoni. Asnjë gjynahqar nuk do t’i mbartë gjynahet e tjetrit. Pastaj, do të ktheheni te Zoti juaj e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë, sepse Ai e di vërtet se ç’keni në zemrat tuaja.