ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًا رَّجُلًا فِيهِ شُرَكَآءُ مُتَشَٰكِسُونَ وَرَجُلًا سَلَمًا لِّرَجُلٍ هَلْ يَسْتَوِيَانِ مَثَلًا ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu sjell një shembull: një njeri që u shërben disa ortakëve që grinden mes vete dhe një njeri tjetër që i përket vetëm një zotërie. A janë të barabartë në gjendje? I gjithë lavdërimi i takon Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.
Albanian Translation - Hassan NahiDëgjojeni këtë shembull që ka sjellë Allahu! Janë dy njerëz: njëri ka shumë bashkëpronarë që e kundërshtojnë njëri-tjetrin, ndërsa tjetri ka vetëm një pronar, të cilit i përkushtohet. A janë të njëjtë ata në krahasim?! Lavdëruar qoftë Allahu, por shumica e tyre nuk e dinë këtë!