فَإِذَا مَسَّ ٱلْإِنسَٰنَ ضُرٌّ دَعَانَا ثُمَّ إِذَا خَوَّلْنَٰهُ نِعْمَةً مِّنَّا قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلْمٍۭ بَلْ هِىَ فِتْنَةٌ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, ndërkohë, kur i dhurojmë mirësi nga ana Jonë, thotë: "Kjo më është dhënë vetëm për shkak të diturisë sime." Jo, ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.
Albanian Translation - Hassan NahiKur njeriut i bie ndonjë e keqe, ai na lutet Neve; por, kur pas kësaj, i ofrojmë një të mirë prej Nesh, ai thotë: “Kjo më është dhënë vetëm pse kam ditur”. Nuk është kështu! Kjo është vetëm një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.