caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Luqman, ajeti 14

Mekë · radha e zbritjes 57 · 31:14

وَوَصَّيْنَا ٱلْإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُۥ وَهْنًا عَلَىٰ وَهْنٍ وَفِصَٰلُهُۥ فِى عَامَيْنِ أَنِ ٱشْكُرْ لِى وَلِوَٰلِدَيْكَ إِلَىَّ ٱلْمَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e kemi porositur njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet. Nëna e tij e barti atë mund pas mundi dhe e ndau nga gjiri pas dy vjetësh. E porositëm: "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve të tu, se tek Unë është kthimi!"
Albanian Translation - Hassan NahiNe e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vjetësh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70