caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Luqman, ajeti 32

Mekë · radha e zbritjes 57 · 31:32

وَإِذَا غَشِيَهُم مَّوْجٌ كَٱلظُّلَلِ دَعَوُا۟ ٱللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ فَلَمَّا نَجَّىٰهُمْ إِلَى ٱلْبَرِّ فَمِنْهُم مُّقْتَصِدٌ وَمَا يَجْحَدُ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَّا كُلُّ خَتَّارٍ كَفُورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur i mbulojnë dallgët si hije (kodrash), ata i luten Allahut, duke ia kushtuar adhurimin çiltërisht Atij. Por, sapo i shpëton duke i sjellë në tokë, disa prej tyre tregohen të matur (duke mbajtur fjalën). Në të vërtetë, ajetet Tona i mohon vetëm ai që është mashtrues dhe mosmirënjohës i madh.
Albanian Translation - Hassan NahiKur ata i mbulon vala si pëlhurë, e thërrasin Allahun me devotshmëri të çiltër. Por sapo Ai i shpëton, duke i kthyer ata në tokë, një pjesë e tyre lëkunden (ndërmjet besimit dhe mosbesimit). Në të vërtetë, shpalljet dhe mrekullitë Tona i mohojnë vetëm mashtruesit dhe mosmirënjohësit.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70