caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Luqman, ajeti 15

Mekë · radha e zbritjes 57 · 31:15

وَإِن جَٰهَدَاكَ عَلَىٰٓ أَن تُشْرِكَ بِى مَا لَيْسَ لَكَ بِهِۦ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا وَصَاحِبْهُمَا فِى ٱلدُّنْيَا مَعْرُوفًا وَٱتَّبِعْ سَبِيلَ مَنْ أَنَابَ إِلَىَّ ثُمَّ إِلَىَّ مَرْجِعُكُمْ فَأُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ata të shtyjnë të më shoqërosh diçka në adhurim, për të cilën ti nuk di asgjë, atëherë mos iu bind atyre! Por, sillu mirë me ta në këtë botë dhe ndiqe rrugën e atyre që kthehen tek Unë të penduar! Pastaj tek Unë është kthimi juaj e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni bërë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70