أَلَمْ تَرَوْا۟ أَنَّ ٱللَّهَ سَخَّرَ لَكُم مَّا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَأَسْبَغَ عَلَيْكُمْ نِعَمَهُۥ ظَٰهِرَةً وَبَاطِنَةً وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُجَٰدِلُ فِى ٱللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَلَا هُدًى وَلَا كِتَٰبٍ مُّنِيرٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shihni se Allahu ju ka nënshtruar çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë dhe ka derdhur mbi ju të mirat e Tij të dukshme e të padukshme?! Megjithatë, ka prej njerëzve që grinden rreth Allahut pa kurrfarë diturie, pa udhëzim dhe pa Libër të ndritur.
Albanian Translation - Hassan NahiA nuk shihni se si Allahu jua ka bërë të mundur t’i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë dhe ju ka mbuluar me dhuntitë e Tij të dukshme e të padukshme? E megjithatë, disa njerëz polemizojnë për Allahun pa kurrfarë dijenie, pa kurrfarë rrëfyesi dhe pa libër ndriçues.