يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُوا۟ رَبَّكُمْ وَٱخْشَوْا۟ يَوْمًا لَّا يَجْزِى وَالِدٌ عَن وَلَدِهِۦ وَلَا مَوْلُودٌ هُوَ جَازٍ عَن وَالِدِهِۦ شَيْـًٔا إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِٱللَّهِ ٱلْغَرُورُ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO njerëz! Kiijeni frikë Zotin tuaj dhe frikësojuni një Dite kur asnjë prind nuk do të mund t'i bëjë kurrfarë dobie fëmijës së vet e as fëmija nuk do të mund t'i bëjë kurrfarë dobie prindit të vet. Premtimi i Allahut është i vërtetë, andaj mos lejoni që t'ju mashtrojë jeta e kësaj bote, as mos lejoni mashtruesin (shejtanin) t'ju mashtrojë për Allahun.
Albanian Translation - Hassan NahiO njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t’ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t’ju mashtrojë për Allahun.