caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Muhammad, ajeti 38

Medinë · radha e zbritjes 95 · 47:38

هَٰٓأَنتُمْ هَٰٓؤُلَآءِ تُدْعَوْنَ لِتُنفِقُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ فَمِنكُم مَّن يَبْخَلُ وَمَن يَبْخَلْ فَإِنَّمَا يَبْخَلُ عَن نَّفْسِهِۦ وَٱللَّهُ ٱلْغَنِىُّ وَأَنتُمُ ٱلْفُقَرَآءُ وَإِن تَتَوَلَّوْا۟ يَسْتَبْدِلْ قَوْمًا غَيْرَكُمْ ثُمَّ لَا يَكُونُوٓا۟ أَمْثَٰلَكُم

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJa, ju jeni ata që ftoheni të shpenzoni në rrugën e Allahut, megjithatë disa prej jush tregohen koprracë. E kush bëhet koprrac, në të vërtetë bëhet koprrac kundrejt vetvetes. Allahu është i Pasuri, ndërsa ju jeni të varfrit. Në qoftë se ju ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, të cilët pastaj nuk do të jenë si ju.
Albanian Translation - Hassan NahiJa, juve ju bëhet thirrje të shpenzoni në rrugën e Allahut, por disa prej jush janë koprracë. Kush tregohet koprrac, ta dijë se i bën dëm vetes, sepse Allahu është i Pasur (s’ka nevojë për asgjë), ndërsa ju jeni të varfër. E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70