caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Muhammad, ajeti 4

Medinë · radha e zbritjes 95 · 47:4

فَإِذَا لَقِيتُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فَضَرْبَ ٱلرِّقَابِ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَثْخَنتُمُوهُمْ فَشُدُّوا۟ ٱلْوَثَاقَ فَإِمَّا مَنًّۢا بَعْدُ وَإِمَّا فِدَآءً حَتَّىٰ تَضَعَ ٱلْحَرْبُ أَوْزَارَهَا ذَٰلِكَ وَلَوْ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَٱنتَصَرَ مِنْهُمْ وَلَٰكِن لِّيَبْلُوَا۟ بَعْضَكُم بِبَعْضٍ وَٱلَّذِينَ قُتِلُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ فَلَن يُضِلَّ أَعْمَٰلَهُمْ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë derisa t'i këputni (duke i vrarë) e pastaj lidhini fort. Më pas, ose lirojini me mirësi, ose me shpërblim, derisa të mbarojë lufta. Kështu pra, se, po të donte Allahu, do t'i mposhtte ata (pa luftë), por Ai dëshiron t'ju sprovojë me njëri-tjetrin. Atyre që vriten në rrugën e Allahut, Ai nuk do t'ua humbë kurrë veprat e tyre.
Albanian Translation - Hassan NahiKur të ballafaqoheni në luftë me mohuesit, goditini në qafë, derisa t’i rraskapitni e t’i shkatërroni ata dhe pastaj lidhini fort. Mandej ose i lironi me zemërgjerësi, ose me shpërblim, derisa të bëhet armëpushimi. Kështu bëni! Sikur të donte Allahu, do t’i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t’ju sprovojë ju me njëri tjetrin. Ai nuk ua humb veprat atyre që vdesin në rrugën e Allahut.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70