Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahun lartëson çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Ai është Sunduesi, i Shenjti, i Gjithëfuqishmi e i Urti.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që u dërgoi analfabetëve një të Dërguar nga mesi i tyre, i cili ua lexon ajetet e Tij, i pastron ata e ua mëson Librin dhe Urtësinë, ndonëse më parë ishin në një humbje të qartë,
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, e Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta të cilëve iu besua Teurati e më pas nuk e zbatuan i shëmbëllejnë gomarit që bart libra.[1] Sa i keq që është shembulli i njerëzve që përgënjeshtrojnë ajetet e Allahut. Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O hebrenjë, në qoftë se pretendoni se jeni miqtë e Allahut, duke përjashtuar njerëzit e tjerë, atëherë dëshirojeni vdekjen, nëse jeni të sinqertë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, ata kurrë nuk e dëshirojnë vdekjen, për shkak të të këqijave që i kanë bërë me duart e veta. Allahu i njeh mirë keqbërësit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni ka për t'ju zënë. Pastaj do të ktheheni te Njohësi i së fshehtës e i së dukshmes, e Ai do t'ju njoftojë për atë që keni bërë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Kur të thirreni për namaz, ditën e xhuma, nxitoni drejt përmendjes së Allahut dhe lëreni shitblerjen! Kjo është më mirë për ju, sikur ta dinit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur të mbarojë namazi, shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni Allahun shumë, që të gjeni shpëtim!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, kur shohin ndonjë tregti ose dëfrim, rendin drejt tyre, duke të lënë ty në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek Allahu, është më e mirë se dëfrimi e tregtia. Allahu është Furnizuesi më i mirë."