Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur Musai i tha popullit të vet: "O populli im, përse më lëndoni duke e ditur se unë jam i dërguari i Allahut për ju?!" Por, kur ata u shmangën, Allahu ua shmangu zemrat (nga e vërteta). Allahu nuk e udhëzon popullin e pabindur.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto edhe kur Isai, i biri i Merjemes, tha: "O bij të Israilit, unë jam i dërguari i Allahut për ju. Jam vërtetues i asaj që erdhi para meje në Teurat dhe përgëzues për ardhjen e një të Dërguari, emri i të cilit është Ahmed." Por, kur ai u erdhi me prova të qarta, ata thanë: "Kjo është një magji e qartë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun, ndërkohë që i bëhet thirrje për të hyrë në Islam?! Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta duan të shuajnë dritën e Allahut me gojën e tyre, kurse Allahu e plotëson dritën e Vet, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që e çoi të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, që ta bëjë mbizotëruese mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejnë idhujtarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë besoni Allahun e të Dërguarin e Tij dhe të luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën tuaj. – Kjo është më mirë për ju, sikur ta dinit. –
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterQë Allahu t'jua falë gjynahet dhe t'ju fusë në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, dhe në pallate të këndshme në Xhenetin e Adnit. Kjo është fitorja e madhe.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi do t'ju dhurojë edhe diçka tjetër që e dëshironi: ndihmën e Allahut dhe një çlirim të afërt. Andaj, përgëzoji besimtarët!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Bëhuni ndihmëtarë (të fesë së) Allahut, ashtu siç u tha Isai nxënësve të tij: "Cilët janë ndihmëtarët e mi në rrugën e Allahut?" Nxënësit e tij thanë: "Ne jemi ndihmëtarët e Allahut." Atëherë, një pjesë e bijve të Israilit besuan e një pjesë mohuan. Prandaj, Ne i mbështetëm ata që besuan kundrejt armikut të tyre dhe kështu u bënë ngadhënjimtarë.