caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Munaafiqoon المنافقون

11 ajete · Medinë · radha e zbritjes 104

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ إِذَا جَآءَكَ ٱلْمُنَٰفِقُونَ قَالُوا۟ نَشْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّكَ لَرَسُولُهُۥ وَٱللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّ ٱلْمُنَٰفِقِينَ لَكَٰذِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur dyfytyrëshit vijnë te ti, thonë: "Ne dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut." Allahu e di se ti je i Dërguari i Tij, por Allahu dëshmon se dyfytyrëshit po gënjejnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱتَّخَذُوٓا۟ أَيْمَٰنَهُمْ جُنَّةً فَصَدُّوا۟ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ إِنَّهُمْ سَآءَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta marrin betimin e tyre si mburojë dhe i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Sa e shëmtuar është ajo që bëjnë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ ءَامَنُوا۟ ثُمَّ كَفَرُوا۟ فَطُبِعَ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَهُمْ لَا يَفْقَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, ngaqë ata besuan, pastaj mohuan, prandaj zemrat e tyre janë vulosur, kështu që nuk kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا رَأَيْتَهُمْ تُعْجِبُكَ أَجْسَامُهُمْ وَإِن يَقُولُوا۟ تَسْمَعْ لِقَوْلِهِمْ كَأَنَّهُمْ خُشُبٌ مُّسَنَّدَةٌ يَحْسَبُونَ كُلَّ صَيْحَةٍ عَلَيْهِمْ هُمُ ٱلْعَدُوُّ فَٱحْذَرْهُمْ قَٰتَلَهُمُ ٱللَّهُ أَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur t'i shohësh, të mahnit pamja e tyre e, nëse flasin, ua vë veshin fjalëve të tyre. Por, ata janë si trarë të mbështetur. Çdo thirrje e mendojnë kundër tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, prandaj ruaju prej tyre! Allahu i mallkoftë! Si po largohen (nga e vërteta)?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا۟ يَسْتَغْفِرْ لَكُمْ رَسُولُ ٱللَّهِ لَوَّوْا۟ رُءُوسَهُمْ وَرَأَيْتَهُمْ يَصُدُّونَ وَهُم مُّسْتَكْبِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u thuhet atyre: "Ejani që i Dërguari i Allahut të kërkojë falje për ju", ata tundin kokat dhe i sheh sesi shmangen me mendjemadhësi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَوَآءٌ عَلَيْهِمْ أَسْتَغْفَرْتَ لَهُمْ أَمْ لَمْ تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ لَن يَغْفِرَ ٱللَّهُ لَهُمْ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْفَٰسِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë krejt njësoj, u lute apo nuk u lute për faljen e tyre, Allahu nuk do t’i falë. Njëmend, Allahu nuk i udhëzon njerëzit e pabindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُمُ ٱلَّذِينَ يَقُولُونَ لَا تُنفِقُوا۟ عَلَىٰ مَنْ عِندَ رَسُولِ ٱللَّهِ حَتَّىٰ يَنفَضُّوا۟ وَلِلَّهِ خَزَآئِنُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَلَٰكِنَّ ٱلْمُنَٰفِقِينَ لَا يَفْقَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJanë pikërisht ata që thonë: "Mos u jepni atyre që janë pranë të Dërguarit të Allahut, në mënyrë që të largohen prej tij!" Ndërkohë, të Allahut janë thesaret e qiejve e të Tokës, por dyfytyrëshit nuk e kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَقُولُونَ لَئِن رَّجَعْنَآ إِلَى ٱلْمَدِينَةِ لَيُخْرِجَنَّ ٱلْأَعَزُّ مِنْهَا ٱلْأَذَلَّ وَلِلَّهِ ٱلْعِزَّةُ وَلِرَسُولِهِۦ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَلَٰكِنَّ ٱلْمُنَٰفِقِينَ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Nëse kthehemi në Medinë, krenarët do t'i dëbojnë prej saj të përbuzurit." Në të vërtetë, e tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por dyfytyrëshit nuk e dinë këtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَٰلُكُمْ وَلَآ أَوْلَٰدُكُمْ عَن ذِكْرِ ٱللَّهِ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَٰسِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga përmendja e Allahut! Ata që veprojnë kështu, mu ata janë të humburit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَنفِقُوا۟ مِن مَّا رَزَقْنَٰكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِىَ أَحَدَكُمُ ٱلْمَوْتُ فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلَآ أَخَّرْتَنِىٓ إِلَىٰٓ أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُن مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJepni nga të mirat që jua kemi dhënë para se t'i vijë vdekja ndonjërit e të thotë: "Zoti im, sikur të ma shtyje edhe pak afatin, që të jepja lëmoshë dhe të bëhesha i mirë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَن يُؤَخِّرَ ٱللَّهُ نَفْسًا إِذَا جَآءَ أَجَلُهَا وَٱللَّهُ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, Allahu nuk ia shtyn afatin askujt, kur t'i vijë ai. Allahu di mirë gjithçka që bëni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70