Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që i nxori ata ithtarë të Librit që nuk besuan nga shtëpitë e tyre në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk menduat se ata do të dilnin, kurse ata mendonin se kështjellat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por, Allahu u erdhi prej nga nuk e prisnin dhe hodhi tmerrin në zemrat e tyre. Ata i rrënonin shtëpitë e tyre me duart e veta dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, merrni mësim, o mendarë!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur Allahu të mos ua kishte caktuar dëbimin, do t’i kishte ndëshkuar në këtë botë. Ndërkaq, në botën tjetër, ata i pret dënimi i Zjarrit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. E kushdo që i kundërvihet Allahut, le ta dijë se Allahu është i rreptë në ndëshkim.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu nuk pretë asnjë palmë e as latë të qëndrojë mbi rrënjët e veta përveçse me lejen e Allahut, si dhe që Ai t'i poshtërojë të pabindurit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, për atë që Allahu i dha të Dërguarit të Tij si plaçkë (e marrë pa luftë) prej tyre, ju nuk u hipët kuajve e as deveve, por Allahu u jep pushtet të dërguarve të Tij mbi këdo që Ai dëshiron. Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo që Allahu i dha të Dërguarit të Tij si plaçkë (pa luftë) nga jobesimtarët e vendbanimeve, i takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të tij, jetimëve, skamnorëve dhe udhëtarit të mbetur rrugës, në mënyrë që të mos qarkullojë pasuria vetëm mes pasanikëve prej jush. Çfarë t'ju japë i Dërguari, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj! Kini frikë Allahun, se, me të vërtetë, Allahu është i rreptë në ndëshkim.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjë pjesë u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan nga shtëpitë dhe pasuria e tyre, duke kërkuar mirësinë e kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun e të Dërguarin e Tij. Pikërisht ata janë besimtarët e vërtetë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që banuan në Medinë më parë dhe pranuan besimin, i duan ata që mërguan tek ata dhe nuk ndiejnë zili për atë që u është dhënë atyre, madje u japin përparësi ndaj vetvetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. E ata që ruhen nga lakmia e shpirtit, të tillët janë të shpëtuarit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe ata që erdhën pas tyre e thonë: "Zoti ynë! Falna ne dhe vëllezërit tanë që na paraprinë në besim dhe mos lejo në zemrat tona kurrfarë mërie ndaj atyre që besojnë! Zoti ynë, Ti je vërtet i Dhembshur e Mëshirëplotë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk i pe hipokritët që u thanë vëllezërve të tyre që nuk besuan nga ithtarët e Librit: "Nëse ju dëbojnë, ne patjetër do të dalim me ju dhe kurrë nuk do t'i bindemi askujt kundër jush; e, nëse ju luftojnë, ne, gjithsesi, do t’ju ndihmojmë”? Por, Allahu dëshmon se ata janë vërtet gënjeshtarë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ata dëbohen, dyfytyrëshit nuk do të dalin me ta; e, nëse luftohen, nuk do t’u ndihmojnë. Por, edhe sikur t’u dilnin në ndihmë, do të iknin e pastaj do të mbeteshin pa përkrahje.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta, në zemrat e tyre, kanë më shumë frikë nga ju sesa nga Allahu. Kjo është për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta[1] nuk ju luftojnë të gjithë së bashku, përveçse në qytete të fortifikuara ose pas mureve. Armiqësia mes tyre është e ashpër; ti i mendon të bashkuar, por zemrat e tyre janë të përçara. Kjo, se ata janë njerëz që nuk mendojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAshtu si ata që qenë pak para tyre, të cilët shijuan pasojat e veprimeve të tyre. Ata i pret një dënim i dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta[2] janë si shejtani, kur i thotë njeriut: "Mos beso!" Por, kur ai mohon, i thotë: "Unë s'kam të bëj asgjë me ty. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërfundimi i këtyre të dyve do të jetë Zjarri, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është dënimi i zullumqarëve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni, kijeni frikë Allahun dhe le të shikojë secili se çfarë ka përgatitur për të nesërmen! Frikësojuni Allahut, se me të vërtetë Allahu di mirë gjithçka që bëni!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos u bëni si ata që e harruan Allahun, ndërsa Ai bëri që ata të harrojnë vetveten. Pikërisht ata janë të pabindurit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur t’i kishim shpallur këtë Kuran ndonjë mali, do ta shihje atë të përulur e të çarë nga frika e Allahut. Këta shembuj Ne ua sjellim njerëzve, që ata të mendojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është Allahu, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin), Njohësi i së fshehtës e i së dukshmes. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është Allahu, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin). Ai është Sunduesi, i Shenjti, i Dëliri nga çdo e metë, Siguridhënësi, Mbikëqyrësi, i Gjithëfuqishmi, Madhështori, i Lartësuari. I patëmeta e i Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që i veshin Atij.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të Tijtë janë emrat më të bukur. Atë e madhëron gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.