caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Hashr, ajeti 2

Medinë · radha e zbritjes 101 · 59:2

هُوَ ٱلَّذِىٓ أَخْرَجَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ مِن دِيَٰرِهِمْ لِأَوَّلِ ٱلْحَشْرِ مَا ظَنَنتُمْ أَن يَخْرُجُوا۟ وَظَنُّوٓا۟ أَنَّهُم مَّانِعَتُهُمْ حُصُونُهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَأَتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِنْ حَيْثُ لَمْ يَحْتَسِبُوا۟ وَقَذَفَ فِى قُلُوبِهِمُ ٱلرُّعْبَ يُخْرِبُونَ بُيُوتَهُم بِأَيْدِيهِمْ وَأَيْدِى ٱلْمُؤْمِنِينَ فَٱعْتَبِرُوا۟ يَٰٓأُو۟لِى ٱلْأَبْصَٰرِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që i nxori ata ithtarë të Librit që nuk besuan nga shtëpitë e tyre në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk menduat se ata do të dilnin, kurse ata mendonin se kështjellat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por, Allahu u erdhi prej nga nuk e prisnin dhe hodhi tmerrin në zemrat e tyre. Ata i rrënonin shtëpitë e tyre me duart e veta dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, merrni mësim, o mendarë!
Albanian Translation - Hassan NahiËshtë Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan midis ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë.[357] Ju nuk mendonit se ata do të iknin, kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjellë në zemrat e tyre frikën, e cila bëri që ata t’i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70