caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Hashr, ajeti 9

Medinë · radha e zbritjes 101 · 59:9

وَٱلَّذِينَ تَبَوَّءُو ٱلدَّارَ وَٱلْإِيمَٰنَ مِن قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِى صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِّمَّآ أُوتُوا۟ وَيُؤْثِرُونَ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِۦ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që banuan në Medinë më parë dhe pranuan besimin, i duan ata që mërguan tek ata dhe nuk ndiejnë zili për atë që u është dhënë atyre, madje u japin përparësi ndaj vetvetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. E ata që ruhen nga lakmia e shpirtit, të tillët janë të shpëtuarit.
Albanian Translation - Hassan NahiNdërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë[359], i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndiejnë kurrfarë rëndimi, për atë,[360] që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70