هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِى لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْمَلِكُ ٱلْقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلْمُؤْمِنُ ٱلْمُهَيْمِنُ ٱلْعَزِيزُ ٱلْجَبَّارُ ٱلْمُتَكَبِّرُ سُبْحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është Allahu, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin). Ai është Sunduesi, i Shenjti, i Dëliri nga çdo e metë, Siguridhënësi, Mbikëqyrësi, i Gjithëfuqishmi, Madhështori, i Lartësuari. I patëmeta e i Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që i veshin Atij.
Albanian Translation - Hassan NahiAi është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!