caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Mumtahana الممتحنة

13 ajete · Medinë · radha e zbritjes 91

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَتَّخِذُوا۟ عَدُوِّى وَعَدُوَّكُمْ أَوْلِيَآءَ تُلْقُونَ إِلَيْهِم بِٱلْمَوَدَّةِ وَقَدْ كَفَرُوا۟ بِمَا جَآءَكُم مِّنَ ٱلْحَقِّ يُخْرِجُونَ ٱلرَّسُولَ وَإِيَّاكُمْ أَن تُؤْمِنُوا۟ بِٱللَّهِ رَبِّكُمْ إِن كُنتُمْ خَرَجْتُمْ جِهَٰدًا فِى سَبِيلِى وَٱبْتِغَآءَ مَرْضَاتِى تُسِرُّونَ إِلَيْهِم بِٱلْمَوَدَّةِ وَأَنَا۠ أَعْلَمُ بِمَآ أَخْفَيْتُمْ وَمَآ أَعْلَنتُمْ وَمَن يَفْعَلْهُ مِنكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Mos i merrni armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj për miq, duke u shfaqur atyre dashuri, ndërkohë që ata kanë mohuar të vërtetën që ju ka ardhur dhe kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju, vetëm pse e besoni Allahun, Zotin tuaj. Nëse keni dalë për të luftuar në rrugën Time dhe për të kërkuar kënaqësinë Time, mos i merrni ata për miq duke u shprehur dashuri fshehurazi, sepse Unë e di mirë çfarë fshihni dhe çfarë shfaqni haptazi. E kush prej jush e bën këtë, është shmangur nga rruga e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِن يَثْقَفُوكُمْ يَكُونُوا۟ لَكُمْ أَعْدَآءً وَيَبْسُطُوٓا۟ إِلَيْكُمْ أَيْدِيَهُمْ وَأَلْسِنَتَهُم بِٱلسُّوٓءِ وَوَدُّوا۟ لَوْ تَكْفُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ju kapin, ata do të jenë armiq tuajt e do t'i zgjasin duart dhe gjuhët e tyre kundër jush me keqdashje dhe do të dëshironin që ju të bëheshit jobesimtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَن تَنفَعَكُمْ أَرْحَامُكُمْ وَلَآ أَوْلَٰدُكُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ يَفْصِلُ بَيْنَكُمْ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk do t’ju bëjnë dobi as të afërmit e as fëmijët tuaj. Ditën e Kiametit Allahu do të gjykojë mes jush. Allahu sheh mirë gjithçka që bëni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَدْ كَانَتْ لَكُمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ فِىٓ إِبْرَٰهِيمَ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥٓ إِذْ قَالُوا۟ لِقَوْمِهِمْ إِنَّا بُرَءَٰٓؤُا۟ مِنكُمْ وَمِمَّا تَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ كَفَرْنَا بِكُمْ وَبَدَا بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمُ ٱلْعَدَٰوَةُ وَٱلْبَغْضَآءُ أَبَدًا حَتَّىٰ تُؤْمِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَحْدَهُۥٓ إِلَّا قَوْلَ إِبْرَٰهِيمَ لِأَبِيهِ لَأَسْتَغْفِرَنَّ لَكَ وَمَآ أَمْلِكُ لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن شَىْءٍ رَّبَّنَا عَلَيْكَ تَوَكَّلْنَا وَإِلَيْكَ أَنَبْنَا وَإِلَيْكَ ٱلْمَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu keni shembull të shkëlqyer tek Ibrahimi dhe tek ata që ishin me të, kur i thanë popullit të tyre: “Ne jemi larguar nga ju dhe nga ajo që adhuroni në vend të Allahut. Ne mohojmë besimin tuaj dhe midis nesh e jush është shfaqur armiqësia dhe urrejtja e përhershme, derisa ta besoni vetëm Allahun.” – Me përjashtim të fjalës së Ibrahimit, thënë babait të vet: "Unë do të kërkoj falje për ty, ndonëse nuk kam asgjë në dorë për ty tek Allahu." – "Zoti ynë, Ty të mbështetemi, te Ti pendohemi dhe te Ti është kthimi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَبَّنَا لَا تَجْعَلْنَا فِتْنَةً لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَٱغْفِرْ لَنَا رَبَّنَآ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti ynë! Mos na bëj sprovë për ata që nuk besojnë dhe na fal ne, o Zoti ynë! Vërtet, Ti je i Gjithëfuqishmi, i Urti.”

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِيهِمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُوا۟ ٱللَّهَ وَٱلْيَوْمَ ٱلْـَٔاخِرَ وَمَن يَتَوَلَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْغَنِىُّ ٱلْحَمِيدُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, tek ata ka një shembull të shkëlqyer për ju – për këdo që ka shpresë tek Allahu e Dita e Fundit. E kush e kthen shpinën, le ta dijë se Allahu është i Panevoji, i Lavdëruari.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

عَسَى ٱللَّهُ أَن يَجْعَلَ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَ ٱلَّذِينَ عَادَيْتُم مِّنْهُم مَّوَدَّةً وَٱللَّهُ قَدِيرٌ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMund të ndodhë që Allahu të vendosë dashuri mes jush dhe atyre me të cilët keni armiqësi.[1] Allahu është i Plotfuqishëm. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّا يَنْهَىٰكُمُ ٱللَّهُ عَنِ ٱلَّذِينَ لَمْ يُقَٰتِلُوكُمْ فِى ٱلدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُم مِّن دِيَٰرِكُمْ أَن تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوٓا۟ إِلَيْهِمْ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُقْسِطِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu nuk ju ndalon të silleni me mirësi e me drejtësi ndaj atyre që nuk ju luftuan për shkak të fesë dhe nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا يَنْهَىٰكُمُ ٱللَّهُ عَنِ ٱلَّذِينَ قَٰتَلُوكُمْ فِى ٱلدِّينِ وَأَخْرَجُوكُم مِّن دِيَٰرِكُمْ وَظَٰهَرُوا۟ عَلَىٰٓ إِخْرَاجِكُمْ أَن تَوَلَّوْهُمْ وَمَن يَتَوَلَّهُمْ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ju ndalon vetëm që të merrni për miq ata që ju luftuan për shkak të fesë, ju dëbuan nga shtëpitë tuaja dhe ndihmuan në dëbimin tuaj. Ata që i marrin të tillët për miq, vërtet janë zullumqarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِذَا جَآءَكُمُ ٱلْمُؤْمِنَٰتُ مُهَٰجِرَٰتٍ فَٱمْتَحِنُوهُنَّ ٱللَّهُ أَعْلَمُ بِإِيمَٰنِهِنَّ فَإِنْ عَلِمْتُمُوهُنَّ مُؤْمِنَٰتٍ فَلَا تَرْجِعُوهُنَّ إِلَى ٱلْكُفَّارِ لَا هُنَّ حِلٌّ لَّهُمْ وَلَا هُمْ يَحِلُّونَ لَهُنَّ وَءَاتُوهُم مَّآ أَنفَقُوا۟ وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ أَن تَنكِحُوهُنَّ إِذَآ ءَاتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ وَلَا تُمْسِكُوا۟ بِعِصَمِ ٱلْكَوَافِرِ وَسْـَٔلُوا۟ مَآ أَنفَقْتُمْ وَلْيَسْـَٔلُوا۟ مَآ أَنفَقُوا۟ ذَٰلِكُمْ حُكْمُ ٱللَّهِ يَحْكُمُ بَيْنَكُمْ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Kur të vijnë te ju besimtaret si muhaxhire, vërini në provë, ndonëse Allahu e di më mirë besimin e tyre! Nëse i gjykoni si besimtare, mos i ktheni më te jobesimtarët, sepse ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to. Jepuani atyre (jobesimtarëve) atë që kanë dhënë (si mehër). Nuk ka gjynah për ju të martoheni me to, pasi t’ua jepni mehrin. Mos i mbani në martesë gratë jobesimtare! Kërkoni atë që keni dhënë, e edhe ata (jobesimtarët) le të kërkojnë atë që kanë dhënë. Ky është gjykimi i Allahut, Ai gjykon mes jush. Allahu është i Gjithëdijshëm e i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن فَاتَكُمْ شَىْءٌ مِّنْ أَزْوَٰجِكُمْ إِلَى ٱلْكُفَّارِ فَعَاقَبْتُمْ فَـَٔاتُوا۟ ٱلَّذِينَ ذَهَبَتْ أَزْوَٰجُهُم مِّثْلَ مَآ أَنفَقُوا۟ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ٱلَّذِىٓ أَنتُم بِهِۦ مُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ndonjëra prej grave tuaja ikën te jobesimtarët e më pas ju merrni plaçkë lufte prej tyre, atëherë jepuni atyre (besimtarëve) që u kanë ikur gratë aq sa kanë shpenzuar (si mehër). Kijeni frikë Allahun, të Cilin e besoni!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ إِذَا جَآءَكَ ٱلْمُؤْمِنَٰتُ يُبَايِعْنَكَ عَلَىٰٓ أَن لَّا يُشْرِكْنَ بِٱللَّهِ شَيْـًٔا وَلَا يَسْرِقْنَ وَلَا يَزْنِينَ وَلَا يَقْتُلْنَ أَوْلَٰدَهُنَّ وَلَا يَأْتِينَ بِبُهْتَٰنٍ يَفْتَرِينَهُۥ بَيْنَ أَيْدِيهِنَّ وَأَرْجُلِهِنَّ وَلَا يَعْصِينَكَ فِى مَعْرُوفٍ فَبَايِعْهُنَّ وَٱسْتَغْفِرْ لَهُنَّ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Pejgamber! Kur të vijnë te ti gratë besimtare për të ta dhënë besën se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë në adhurim, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë kurvëri, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të sajojnë ndonjë trillim, duke u veshur bashkëshortëve ndonjë fëmijë të huaj, dhe nuk do të të kundërshtojnë ty në atë që është e drejtë, atëherë prano besën e tyre dhe lute Allahun që t’i falë ato. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَتَوَلَّوْا۟ قَوْمًا غَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيْهِمْ قَدْ يَئِسُوا۟ مِنَ ٱلْـَٔاخِرَةِ كَمَا يَئِسَ ٱلْكُفَّارُ مِنْ أَصْحَٰبِ ٱلْقُبُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Mos i bëni miq njerëzit me të cilët Allahu është zemëruar! Ata e kanë humbur shpresën për botën tjetër, ashtu siç kanë humbur shpresën jobesimtarët për banorët e varreve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70