caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Ankaboot, ajeti 10

Mekë · radha e zbritjes 85 · 29:10

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ فَإِذَآ أُوذِىَ فِى ٱللَّهِ جَعَلَ فِتْنَةَ ٱلنَّاسِ كَعَذَابِ ٱللَّهِ وَلَئِن جَآءَ نَصْرٌ مِّن رَّبِّكَ لَيَقُولُنَّ إِنَّا كُنَّا مَعَكُمْ أَوَلَيْسَ ٱللَّهُ بِأَعْلَمَ بِمَا فِى صُدُورِ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDisa njerëz thonë: "Ne e besojmë Allahun", por kur lëndohen në rrugën e Allahut, torturimin e njerëzve e barazojnë me dënimin e Allahut. E, kur vjen ndonjë fitore nga Zoti yt, ata thonë: "Në të vërtetë, ne ishim me ju." A nuk e di Allahu më së miri se çfarë ka në zemrat e njerëzve?!
Albanian Translation - Hassan NahiKa disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë Allahun”. Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut, e quajnë përndjekjen prej njeriut njësoj si dënimin e Allahut. Ndërsa, kur u vjen fitorja prej Zotit tënd, ata, me siguri - do të thonë: “Ne kemi qenë me ju”. Vallë! A nuk e di Allahu më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt?
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70