وَلَمَّآ أَن جَآءَتْ رُسُلُنَا لُوطًا سِىٓءَ بِهِمْ وَضَاقَ بِهِمْ ذَرْعًا وَقَالُوا۟ لَا تَخَفْ وَلَا تَحْزَنْ إِنَّا مُنَجُّوكَ وَأَهْلَكَ إِلَّا ٱمْرَأَتَكَ كَانَتْ مِنَ ٱلْغَٰبِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur të dërguarit Tanë vajtën te Luti, ai u shqetësua për ta dhe iu ngushtua gjoksi. Ata thanë: "Mos u frikëso dhe mos u brengos, sepse ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate: ajo është nga ata që do të mbesin pas.
Albanian Translation - Hassan NahiKur të dërguarit Tanë (engjëj) shkuan tek Luti, ai u shqetësua dhe u ngushtua (për ata, sepse nuk i mbronte dot). Ata i thanë: “Mos u frikëso dhe mos u brengos! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas tënde. Ajo do të mbesë me ata që janë për dënim.