إِنَّمَا ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَإِذَا كَانُوا۟ مَعَهُۥ عَلَىٰٓ أَمْرٍ جَامِعٍ لَّمْ يَذْهَبُوا۟ حَتَّىٰ يَسْتَـْٔذِنُوهُ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَسْتَـْٔذِنُونَكَ أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ فَإِذَا ٱسْتَـْٔذَنُوكَ لِبَعْضِ شَأْنِهِمْ فَأْذَن لِّمَن شِئْتَ مِنْهُمْ وَٱسْتَغْفِرْ لَهُمُ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBesimtarë të vërtetë janë ata që besojnë në Allahun e në të Dërguarin e Tij dhe, kur janë me të për ndonjë çështje të përbashkët, nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S'ka dyshim se ata që të kërkojnë leje, e besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pra, kur të të kërkojnë leje për ndonjë çështje të tyren, jepi leje kujt të duash prej tyre dhe kërkoji falje Allahut për ta! Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Hassan NahiBesimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të cilët, kur gjenden me atë (të Dërguarin) në një punë të përbashkët, nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij. Me të vërtetë, ata që kërkojnë leje prej teje, pa dyshim, besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Kur të kërkojnë leje prej teje për ndonjë punë të tyre, jepi leje kujt të duash dhe kërko për ata falje nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është Falës e Mëshirëplotë.