caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Furqaan الفرقان

77 ajete · Mekë · radha e zbritjes 42

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ تَبَارَكَ ٱلَّذِى نَزَّلَ ٱلْفُرْقَانَ عَلَىٰ عَبْدِهِۦ لِيَكُونَ لِلْعَٰلَمِينَ نَذِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterI bekuar është Ai që ia zbriti Dalluesin (Kuranin) robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَلَمْ يَتَّخِذْ وَلَدًا وَلَمْ يَكُن لَّهُۥ شَرِيكٌ فِى ٱلْمُلْكِ وَخَلَقَ كُلَّ شَىْءٍ فَقَدَّرَهُۥ تَقْدِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtij i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës; Ai nuk ka lindur kurrë fëmijë dhe nuk ka ortak në sundimin e Tij. Ai ka krijuar çdo gjë dhe e ka përcaktuar saktësisht.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً لَّا يَخْلُقُونَ شَيْـًٔا وَهُمْ يُخْلَقُونَ وَلَا يَمْلِكُونَ لِأَنفُسِهِمْ ضَرًّا وَلَا نَفْعًا وَلَا يَمْلِكُونَ مَوْتًا وَلَا حَيَوٰةً وَلَا نُشُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta kanë marrë zota të tjerë krahas Tij, të cilët nuk mund të krijojnë asgjë, madje vetë janë të krijuar. Ata nuk kanë në dorë për vete as dëm e as dobi, madje ata as mund të shkaktojnë vdekje, as jetë e as ringjallje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِنْ هَٰذَآ إِلَّآ إِفْكٌ ٱفْتَرَىٰهُ وَأَعَانَهُۥ عَلَيْهِ قَوْمٌ ءَاخَرُونَ فَقَدْ جَآءُو ظُلْمًا وَزُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk besojnë thonë: "Ky (Kurani) nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër që ai e ka trilluar me ndihmën e njerëzve të tjerë." Ajo që thonë ata është krejtësisht e padrejtë dhe e rreme.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوٓا۟ أَسَٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ ٱكْتَتَبَهَا فَهِىَ تُمْلَىٰ عَلَيْهِ بُكْرَةً وَأَصِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë gjithashtu: "Këto janë përralla të të parëve që ai i ka shkruar, të cilat i diktohen në mëngjes e në mbrëmje."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَنزَلَهُ ٱلَّذِى يَعْلَمُ ٱلسِّرَّ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ إِنَّهُۥ كَانَ غَفُورًا رَّحِيمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Atë (Kuranin) e ka zbritur Ai që i di fshehtësitë e qiejve e të Tokës. Ai, me të vërtetë, është Falës i Madh e Mëshirëplotë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ مَالِ هَٰذَا ٱلرَّسُولِ يَأْكُلُ ٱلطَّعَامَ وَيَمْشِى فِى ٱلْأَسْوَاقِ لَوْلَآ أُنزِلَ إِلَيْهِ مَلَكٌ فَيَكُونَ مَعَهُۥ نَذِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë po ashtu: "Ç'është puna e këtij të Dërguari që ha ushqim dhe ecën nëpër tregje?! Përse të mos i ketë zbritur ndonjë melek, që të bëhej paralajmërues me të?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوْ يُلْقَىٰٓ إِلَيْهِ كَنزٌ أَوْ تَكُونُ لَهُۥ جَنَّةٌ يَأْكُلُ مِنْهَا وَقَالَ ٱلظَّٰلِمُونَ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلًا مَّسْحُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOse, përse të mos i jepej ndonjë thesar ose të kishte një kopsht, nga i cili do të hante?!" Zullumqarët thonë: "Ju po ndiqni vetëm një njeri të magjepsur."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱنظُرْ كَيْفَ ضَرَبُوا۟ لَكَ ٱلْأَمْثَٰلَ فَضَلُّوا۟ فَلَا يَسْتَطِيعُونَ سَبِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShih çfarë shembujsh sjellin për ty! Kështu ata humbën veten dhe s'mund të gjejnë kurrë rrugën e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تَبَارَكَ ٱلَّذِىٓ إِن شَآءَ جَعَلَ لَكَ خَيْرًا مِّن ذَٰلِكَ جَنَّٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ وَيَجْعَل لَّكَ قُصُورًۢا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterI Bekuar është Ai i Cili, po të donte, do të të jepte gjëra më të mira se këto: kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe do të bënte pallate për ty.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلْ كَذَّبُوا۟ بِٱلسَّاعَةِ وَأَعْتَدْنَا لِمَن كَذَّبَ بِٱلسَّاعَةِ سَعِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJo, por ata e përgënjeshtrojnë Kiametin. Ndërkaq, për ata që e përgënjeshtrojnë Kiametin Ne kemi përgatitur një zjarr flakërues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذَا رَأَتْهُم مِّن مَّكَانٍۭ بَعِيدٍ سَمِعُوا۟ لَهَا تَغَيُّظًا وَزَفِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ai (Zjarri) t'i shohë ata nga larg, ata do të dëgjojnë vlimin dhe ushtimën e tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَآ أُلْقُوا۟ مِنْهَا مَكَانًا ضَيِّقًا مُّقَرَّنِينَ دَعَوْا۟ هُنَالِكَ ثُبُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur të hidhen në të, në një vend të ngushtë, të prangosur, do të kërkojnë shkatërrimin (e vet).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّا تَدْعُوا۟ ٱلْيَوْمَ ثُبُورًا وَٰحِدًا وَٱدْعُوا۟ ثُبُورًا كَثِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Mos kërkoni sot shkatërrimin vetëm një herë, por kërkojeni atë shumë herë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَذَٰلِكَ خَيْرٌ أَمْ جَنَّةُ ٱلْخُلْدِ ٱلَّتِى وُعِدَ ٱلْمُتَّقُونَ كَانَتْ لَهُمْ جَزَآءً وَمَصِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "A është më i mirë ky (Zjarri) apo Xheneti i përjetshëm që u është premtuar të devotshmëve?" Ai do të jetë shpërblimi dhe vendkthimi i tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّهُمْ فِيهَا مَا يَشَآءُونَ خَٰلِدِينَ كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ وَعْدًا مَّسْـُٔولًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të kenë në të çfarëdo që dëshirojnë dhe do të qëndrojnë aty përgjithmonë. Ky është një premtim i Zotit tënd, i kërkuar (nga ana juaj)."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ فَيَقُولُ ءَأَنتُمْ أَضْلَلْتُمْ عِبَادِى هَٰٓؤُلَآءِ أَمْ هُمْ ضَلُّوا۟ ٱلسَّبِيلَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur Ai do t'i tubojë idhujtarët bashkë me ata që i adhuronin në vend të Allahut, do t'u thotë atyre (që adhuroheshin): "A i shmangët ju këta robër të Mi apo ata vetë humbën rrugën (e drejtë)?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ سُبْحَٰنَكَ مَا كَانَ يَنۢبَغِى لَنَآ أَن نَّتَّخِذَ مِن دُونِكَ مِنْ أَوْلِيَآءَ وَلَٰكِن مَّتَّعْتَهُمْ وَءَابَآءَهُمْ حَتَّىٰ نَسُوا۟ ٱلذِّكْرَ وَكَانُوا۟ قَوْمًۢا بُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të thonë: "I patëmeta je Ti! Neve nuk na takon të marrim ndonjë mbrojtës përveç Teje, por Ti i begatove ata dhe baballarët e tyre, ndërsa ata e harruan këshillën dhe u bënë popull i shkatërruar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَقَدْ كَذَّبُوكُم بِمَا تَقُولُونَ فَمَا تَسْتَطِيعُونَ صَرْفًا وَلَا نَصْرًا وَمَن يَظْلِم مِّنكُمْ نُذِقْهُ عَذَابًا كَبِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Pra, këta i përgënjeshtruan ato që thatë, kështu që ju s'do të mund të shmangni dënimin e as do të ndihmoheni. Këdo prej jush që bën zullum, Ne do ta bëjmë të shijojë një dënim të madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَآ أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ مِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ إِلَّآ إِنَّهُمْ لَيَأْكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَيَمْشُونَ فِى ٱلْأَسْوَاقِ وَجَعَلْنَا بَعْضَكُمْ لِبَعْضٍ فِتْنَةً أَتَصْبِرُونَ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe edhe para teje çuam vetëm të dërguar që hanin ushqim dhe shëtisnin nëpër tregje. Ne bëmë disa prej jush sprovë për të tjerët. A do të bëni durim? Zoti yt sheh çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَآءَنَا لَوْلَآ أُنزِلَ عَلَيْنَا ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ أَوْ نَرَىٰ رَبَّنَا لَقَدِ ٱسْتَكْبَرُوا۟ فِىٓ أَنفُسِهِمْ وَعَتَوْ عُتُوًّا كَبِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk presin të takohen me Ne, thonë: "Përse nuk na dërgohen melekët ose ta shohim Zotin tonë?" Në të vërtetë, ata u treguan shumë mendjemëdhenj dhe kaluan çdo kufi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ يَرَوْنَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ لَا بُشْرَىٰ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُجْرِمِينَ وَيَقُولُونَ حِجْرًا مَّحْجُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur t'i shohin melekët, për keqbërësit nuk do të ketë myzhde dhe ata (melekët) do të thonë: "(Xheneti për ju është) krejtësisht i ndaluar!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَدِمْنَآ إِلَىٰ مَا عَمِلُوا۟ مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَٰهُ هَبَآءً مَّنثُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do t'u drejtohemi veprave që kanë bërë dhe do t'i bëjmë hi e pluhur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ يَوْمَئِذٍ خَيْرٌ مُّسْتَقَرًّا وَأَحْسَنُ مَقِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBanorët e Xhenetit, atë Ditë, do të kenë vendbanimin më të mirë dhe vendpushimin më të bukur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ تَشَقَّقُ ٱلسَّمَآءُ بِٱلْغَمَٰمِ وَنُزِّلَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ تَنزِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur qielli do të çahet nga retë dhe melekët do të zbresin me të madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلْمُلْكُ يَوْمَئِذٍ ٱلْحَقُّ لِلرَّحْمَٰنِ وَكَانَ يَوْمًا عَلَى ٱلْكَٰفِرِينَ عَسِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSundimi i vërtetë në atë Ditë i takon vetëm të Gjithëmëshirshmit. Ajo do të jetë ditë e vështirë për jobesimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ يَعَضُّ ٱلظَّالِمُ عَلَىٰ يَدَيْهِ يَقُولُ يَٰلَيْتَنِى ٱتَّخَذْتُ مَعَ ٱلرَّسُولِ سَبِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta, duke thënë: "Ah, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë bashkë me të Dërguarin!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰوَيْلَتَىٰ لَيْتَنِى لَمْ أَتَّخِذْ فُلَانًا خَلِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAh, i mjeri unë! Sikur të mos e kisha marrë filanin për mik të ngushtë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّقَدْ أَضَلَّنِى عَنِ ٱلذِّكْرِ بَعْدَ إِذْ جَآءَنِى وَكَانَ ٱلشَّيْطَٰنُ لِلْإِنسَٰنِ خَذُولًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi më largoi nga Këshilla (Kurani) pasi më erdhi." Shejtani gjithnjë e tradhton njeriun.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلرَّسُولُ يَٰرَبِّ إِنَّ قَوْمِى ٱتَّخَذُوا۟ هَٰذَا ٱلْقُرْءَانَ مَهْجُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterI Dërguari tha: "O Zoti im! Vërtet, populli im e braktisi këtë Kuran!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَا لِكُلِّ نَبِىٍّ عَدُوًّا مِّنَ ٱلْمُجْرِمِينَ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ هَادِيًا وَنَصِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu pra, ne caktuam për çdo pejgamber një armik prej keqbërësve, por mjafton që Zoti yt të jetë udhërrëfyes dhe ndihmës yti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَوْلَا نُزِّلَ عَلَيْهِ ٱلْقُرْءَانُ جُمْلَةً وَٰحِدَةً كَذَٰلِكَ لِنُثَبِّتَ بِهِۦ فُؤَادَكَ وَرَتَّلْنَٰهُ تَرْتِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk besojnë thonë: "Përse të mos i shpallej Kurani i tëri përnjëherë?" Ne ta shpallëm kështu për ta forcuar zemrën tënde nëpërmjet tij. Ne ta shpallëm atë pjesë-pjesë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا يَأْتُونَكَ بِمَثَلٍ إِلَّا جِئْنَٰكَ بِٱلْحَقِّ وَأَحْسَنَ تَفْسِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa herë që ata të sjellin ndonjë shembull, Ne ta sjellim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يُحْشَرُونَ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ إِلَىٰ جَهَنَّمَ أُو۟لَٰٓئِكَ شَرٌّ مَّكَانًا وَأَضَلُّ سَبِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që do të tërhiqen zvarrë me fytyrë për në Xhehenem, ata do të jenë në pozitën më të keqe dhe më të humburit nga rruga e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَٰبَ وَجَعَلْنَا مَعَهُۥٓ أَخَاهُ هَٰرُونَ وَزِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i dhamë Musait Librin dhe bashkë me të caktuam vëllanë e tij, Harunin, ndihmës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَقُلْنَا ٱذْهَبَآ إِلَى ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا فَدَمَّرْنَٰهُمْ تَدْمِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterU thamë: "Shkoni të dy te populli që i përgënjeshtroi ajetet Tona!" Pastaj i shkatërruam tërësisht.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَوْمَ نُوحٍ لَّمَّا كَذَّبُوا۟ ٱلرُّسُلَ أَغْرَقْنَٰهُمْ وَجَعَلْنَٰهُمْ لِلنَّاسِ ءَايَةً وَأَعْتَدْنَا لِلظَّٰلِمِينَ عَذَابًا أَلِيمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe popullin e Nuhut, kur i përgënjeshtruan të dërguarit, i fundosëm dhe i bëmë shembull për njerëzimin. Ne kemi përgatitur për zullumqarët një dënim të dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَعَادًا وَثَمُودَا۟ وَأَصْحَٰبَ ٱلرَّسِّ وَقُرُونًۢا بَيْنَ ذَٰلِكَ كَثِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGjithashtu (i shkatërruam) edhe adët, themudët, njerëzit e Rasit dhe shumë breza ndërmjet tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكُلًّا ضَرَبْنَا لَهُ ٱلْأَمْثَٰلَ وَكُلًّا تَبَّرْنَا تَتْبِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë gjithëve u sollëm shembuj dhe të gjithë i shkatërruam tërësisht.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَتَوْا۟ عَلَى ٱلْقَرْيَةِ ٱلَّتِىٓ أُمْطِرَتْ مَطَرَ ٱلسَّوْءِ أَفَلَمْ يَكُونُوا۟ يَرَوْنَهَا بَلْ كَانُوا۟ لَا يَرْجُونَ نُشُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta me siguri kanë kaluar pranë qytetit që u shkatërrua nga rrebeshi i tmerrshëm. Vallë, a nuk e kanë parë atë? Jo, por ata nuk prisnin të ringjalleshin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا رَأَوْكَ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِى بَعَثَ ٱللَّهُ رَسُولًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur të shohin ty (o Pejgamber), të marrin vetëm për tallje: "A ky është ai që Allahu e ka sjellë si të dërguar?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِن كَادَ لَيُضِلُّنَا عَنْ ءَالِهَتِنَا لَوْلَآ أَن صَبَرْنَا عَلَيْهَا وَسَوْفَ يَعْلَمُونَ حِينَ يَرَوْنَ ٱلْعَذَابَ مَنْ أَضَلُّ سَبِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi për pak do të na kishte larguar nga zotat tanë, nëse nuk do të ishim të përkushtuar ndaj tyre." Por, kur ta shohin dënimin, do ta kuptojnë se kush është më i humbur nga rruga e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَرَءَيْتَ مَنِ ٱتَّخَذَ إِلَٰهَهُۥ هَوَىٰهُ أَفَأَنتَ تَكُونُ عَلَيْهِ وَكِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA e ke parë ti atë që dëshirën e vet e merr për zot? Mos vallë, ti do t'i bëhesh mbrojtës atij?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ تَحْسَبُ أَنَّ أَكْثَرَهُمْ يَسْمَعُونَ أَوْ يَعْقِلُونَ إِنْ هُمْ إِلَّا كَٱلْأَنْعَٰمِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ سَبِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mendon se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata janë porsi bagëtia, madje ata janë edhe më të humbur nga rruga e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَ إِلَىٰ رَبِّكَ كَيْفَ مَدَّ ٱلظِّلَّ وَلَوْ شَآءَ لَجَعَلَهُۥ سَاكِنًا ثُمَّ جَعَلْنَا ٱلشَّمْسَ عَلَيْهِ دَلِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e sheh se si Zoti yt e zgjat hijen? Po të kishte dashur, do ta bënte atë të pandryshueshme. Mandej, Ne e bëmë Diellin tregues të saj.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ قَبَضْنَٰهُ إِلَيْنَا قَبْضًا يَسِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj Ne e tërheqim atë pranë Vetes pak nga pak.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيْلَ لِبَاسًا وَٱلنَّوْمَ سُبَاتًا وَجَعَلَ ٱلنَّهَارَ نُشُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që natën jua bëri mbulesë dhe gjumin pushim, kurse ditën e bëri për gjallërim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَرْسَلَ ٱلرِّيَٰحَ بُشْرًۢا بَيْنَ يَدَىْ رَحْمَتِهِۦ وَأَنزَلْنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً طَهُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që i dërgon erërat si sihariqtarë para (zbritjes së) mëshirës së Tij. Dhe Ne lëshojmë nga qielli ujë të pastër,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِّنُحْـِۧىَ بِهِۦ بَلْدَةً مَّيْتًا وَنُسْقِيَهُۥ مِمَّا خَلَقْنَآ أَنْعَٰمًا وَأَنَاسِىَّ كَثِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë nëpërmjet tij të ringjallim vendin e pajetë dhe t'u japim ujë atyre që kemi krijuar: kafshëve e njerëzve të shumtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ صَرَّفْنَٰهُ بَيْنَهُمْ لِيَذَّكَّرُوا۟ فَأَبَىٰٓ أَكْثَرُ ٱلنَّاسِ إِلَّا كُفُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e shpërndajmë atë mes tyre, që ata të mendojnë, por shumica e njerëzve s'pranojnë gjë tjetër veç mohimit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ شِئْنَا لَبَعَثْنَا فِى كُلِّ قَرْيَةٍ نَّذِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të donim, do të dërgonim në çdo qytet paralajmërues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَا تُطِعِ ٱلْكَٰفِرِينَ وَجَٰهِدْهُم بِهِۦ جِهَادًا كَبِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, ti mos iu bind jobesimtarëve, por luftoji ata nëpërmjet këtij (Kurani) me një përpjekje të madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى مَرَجَ ٱلْبَحْرَيْنِ هَٰذَا عَذْبٌ فُرَاتٌ وَهَٰذَا مِلْحٌ أُجَاجٌ وَجَعَلَ بَيْنَهُمَا بَرْزَخًا وَحِجْرًا مَّحْجُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që i bashkon dy dete: njëri i pijshëm e i ëmbël, kurse tjetri i kripur e i hidhur, dhe ndërmjet tyre ka bërë një pengesë dhe një kufi që nuk i lejon të përzihen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى خَلَقَ مِنَ ٱلْمَآءِ بَشَرًا فَجَعَلَهُۥ نَسَبًا وَصِهْرًا وَكَانَ رَبُّكَ قَدِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që krijoi njeriun nga uji e më pas e vuri në lidhje gjaku e krushqie. Zoti yt është i Plotfuqishëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُهُمْ وَلَا يَضُرُّهُمْ وَكَانَ ٱلْكَافِرُ عَلَىٰ رَبِّهِۦ ظَهِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMegjithatë, ata adhurojnë në vend të Allahut atë që nuk mund t'u sjellë as dobi e as dëm; jobesimtari është gjithnjë ndihmës (i shejtanit) kundër Zotit të vet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَآ أَرْسَلْنَٰكَ إِلَّا مُبَشِّرًا وَنَذِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si përgëzues dhe paralajmërues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ مَآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ إِلَّا مَن شَآءَ أَن يَتَّخِذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë nuk kërkoj nga ju asnjë shpërblim për këtë, por vetëm që të marrë rrugën drejt Zotit të tij ai që dëshiron."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتَوَكَّلْ عَلَى ٱلْحَىِّ ٱلَّذِى لَا يَمُوتُ وَسَبِّحْ بِحَمْدِهِۦ وَكَفَىٰ بِهِۦ بِذُنُوبِ عِبَادِهِۦ خَبِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMbështetju të Gjallit, i Cili nuk vdes kurrë dhe madhëroje Atë me lavdërim. Mjafton që Ai është i Gjithëdijshëm për gjynahet e robërve të Vet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِى سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ ٱسْتَوَىٰ عَلَى ٱلْعَرْشِ ٱلرَّحْمَٰنُ فَسْـَٔلْ بِهِۦ خَبِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh; i Gjithëmëshirshmi, andaj pyet për Të atë që di.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱسْجُدُوا۟ لِلرَّحْمَٰنِ قَالُوا۟ وَمَا ٱلرَّحْمَٰنُ أَنَسْجُدُ لِمَا تَأْمُرُنَا وَزَادَهُمْ نُفُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u thuhet atyre: "Bjerini në sexhde të Gjithëmëshirshmit!", ata thonë: "Çfarë është i Gjithëmëshirshmi? A t'i biem në sexhde Atij që na urdhëron ti?" Kjo vetëm sa ua shton largimin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تَبَارَكَ ٱلَّذِى جَعَلَ فِى ٱلسَّمَآءِ بُرُوجًا وَجَعَلَ فِيهَا سِرَٰجًا وَقَمَرًا مُّنِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterI bekuar është Ai që bëri në qiell yjësi dhe në të vuri një Kandil dhe një Hënë ndriçuese.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى جَعَلَ ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ خِلْفَةً لِّمَنْ أَرَادَ أَن يَذَّكَّرَ أَوْ أَرَادَ شُكُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që natën dhe ditën e bëri të ndjekin njëra-tjetrën, si mësim për ata që duan të mendojnë ose duan të falënderojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَعِبَادُ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلَّذِينَ يَمْشُونَ عَلَى ٱلْأَرْضِ هَوْنًا وَإِذَا خَاطَبَهُمُ ٱلْجَٰهِلُونَ قَالُوا۟ سَلَٰمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterRobërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin në tokë të përulur e, kur të paditurit u drejtohen atyre, ata thonë vetëm fjalë paqeje,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمْ سُجَّدًا وَقِيَٰمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerata e kalojnë natën në sexhde e në këmbë, duke u falur për Zotin e tyre

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا ٱصْرِفْ عَنَّا عَذَابَ جَهَنَّمَ إِنَّ عَذَابَهَا كَانَ غَرَامًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe thonë: "Zoti ynë! Largoje prej nesh dënimin e Xhehenemit, se vërtet dënimi i tij është i përhershëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّهَا سَآءَتْ مُسْتَقَرًّا وَمُقَامًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është vendbanim e vendqëndrim i keq."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ إِذَآ أَنفَقُوا۟ لَمْ يُسْرِفُوا۟ وَلَمْ يَقْتُرُوا۟ وَكَانَ بَيْنَ ذَٰلِكَ قَوَامًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur shpenzojnë, nuk janë dorëshpuar e as dorështrënguar, por janë mesatarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ وَلَا يَقْتُلُونَ ٱلنَّفْسَ ٱلَّتِى حَرَّمَ ٱللَّهُ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَلَا يَزْنُونَ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ يَلْقَ أَثَامًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk lutin krahas Allahut zot tjetër, nuk vrasin askënd që e ka ndaluar Allahu të vritet, përveçse me të drejtë, dhe nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të gjejë dënimin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُضَٰعَفْ لَهُ ٱلْعَذَابُ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِۦ مُهَانًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtij do t'i dyfishohet dënimi në Ditën e Kiametit dhe do të mbetet në të përgjithmonë i poshtëruar,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَٰلِحًا فَأُو۟لَٰٓئِكَ يُبَدِّلُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِهِمْ حَسَنَٰتٍ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpërveç atij që pendohet, beson dhe bën vepra të mira. Të këtillëve Allahu do t'ua shndërrojë të këqijat në të mira. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَن تَابَ وَعَمِلَ صَٰلِحًا فَإِنَّهُۥ يَتُوبُ إِلَى ٱللَّهِ مَتَابًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kush pendohet dhe bën vepra të mira, ai i është kthyer Allahut me pendim të sinqertë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ لَا يَشْهَدُونَ ٱلزُّورَ وَإِذَا مَرُّوا۟ بِٱللَّغْوِ مَرُّوا۟ كِرَامًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk marrin pjesë në gënjeshtra dhe, kur kalojnë pranë së kotës, kalojnë me denjësi

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا۟ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمْ لَمْ يَخِرُّوا۟ عَلَيْهَا صُمًّا وَعُمْيَانًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe, kur u përmenden ajetet e Zotit të tyre, nuk bëhen të shurdhër e të verbër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا هَبْ لَنَا مِنْ أَزْوَٰجِنَا وَذُرِّيَّٰتِنَا قُرَّةَ أَعْيُنٍ وَٱجْعَلْنَا لِلْمُتَّقِينَ إِمَامًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Zoti ynë, na dhuro bashkëshorte e pasardhës që janë gëzim për sytë tanë dhe na bëj shembull për të devotshmit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ يُجْزَوْنَ ٱلْغُرْفَةَ بِمَا صَبَرُوا۟ وَيُلَقَّوْنَ فِيهَا تَحِيَّةً وَسَلَٰمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëta do të shpërblehen me pozitë të lartë (në Xhenet) për durimin e tyre dhe do të gjejnë mikpritje e shpëtim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

خَٰلِدِينَ فِيهَا حَسُنَتْ مُسْتَقَرًّا وَمُقَامًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAty do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa vendbanim e vendqëndrim i shkëlqyer!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ مَا يَعْبَؤُا۟ بِكُمْ رَبِّى لَوْلَا دُعَآؤُكُمْ فَقَدْ كَذَّبْتُمْ فَسَوْفَ يَكُونُ لِزَامًۢا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Zoti im nuk do t'ju përfillte fare, po të mos ishte lutja juaj, por ju përgënjeshtruat (të vërtetën), prandaj ndëshkimi për ju do të jetë i pashmangshëm."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70