لَّا تَجْعَلُوا۟ دُعَآءَ ٱلرَّسُولِ بَيْنَكُمْ كَدُعَآءِ بَعْضِكُم بَعْضًا قَدْ يَعْلَمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ يَتَسَلَّلُونَ مِنكُمْ لِوَاذًا فَلْيَحْذَرِ ٱلَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِۦٓ أَن تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos iu drejtoni të Dërguarit ashtu si i drejtoheni njëri-tjetrit! Pa dyshim, Allahu i di ata që tërhiqen nga ju tinëzisht. Prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i godasë ndonjë sprovë ose që të mos i kaplojë një dënim i dhembshëm.
Albanian Translation - Hassan NahiMos ia drejtoni thirrjen të Dërguarit, njësoj si thirrjen që ia bëni njëri-tjetrit; Allahu, me siguri, i di ata që shkëputen prej jush tinëzisht. Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.