caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Noor, ajeti 40

Medinë · radha e zbritjes 102 · 24:40

أَوْ كَظُلُمَٰتٍ فِى بَحْرٍ لُّجِّىٍّ يَغْشَىٰهُ مَوْجٌ مِّن فَوْقِهِۦ مَوْجٌ مِّن فَوْقِهِۦ سَحَابٌ ظُلُمَٰتٌۢ بَعْضُهَا فَوْقَ بَعْضٍ إِذَآ أَخْرَجَ يَدَهُۥ لَمْ يَكَدْ يَرَىٰهَا وَمَن لَّمْ يَجْعَلِ ٱللَّهُ لَهُۥ نُورًا فَمَا لَهُۥ مِن نُّورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOse (veprat e tyre) janë si errësirat në një det të thellë të mbuluar me dallgë mbi dallgë, sipër të cilave ka re - shtresa errësire, njëra mbi tjetrën, aq sa, kur njeriu nxjerr dorën e vet, vështirë që e sheh. Pra, ai të cilit Allahu nuk i jep dritë, nuk ka për të pasur kurrfarë drite.
Albanian Translation - Hassan NahiOse janë si errësirat në detin e thellë, të cilat mbulohen nga dallgët që ngrihen njëra mbi tjetrën, duke pasur sipër tyre retë: shtresa errësire njëra mbi tjetrën, aq sa kur e nxjerr dorën e vet, njeriu pothuajse nuk e sheh fare atë. Ai, të cilit Allahu nuk i jep dritë, nuk do të gjejë më dritë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70