Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahun lartëson çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Atij i takon sundimi e lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që ju ka krijuar, por, megjithatë, disa prej jush janë mohues e disa janë besimtarë. Allahu sheh gjithçka që bëni.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi di çfarë gjendet në qiej e në Tokë dhe e di çfarë fshihni e çfarë shfaqni haptazi. Allahu e di mirë çfarë ka në zemra.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk ju ka ardhur lajmi i atyre që nuk besuan më parë, të cilët shijuan pasojat e veprimeve të veta? Ata i pret një dënim i dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, ngaqë atyre u vinin të dërguarit e tyre me prova të qarta, ndërsa ata thoshin: "Vallë, njerëzit na udhëzuakan në rrugë të drejtë?!" Kështu, mohuan dhe kthyen shpinën. Ndërkohë, Allahu nuk ka nevojë (për ta). Allahu është i Panevojë e i Lavdëruar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJobesimtarët pretendojnë se nuk do të ringjallen. Thuaju: "Po, për Zotin tim, do të ringjalleni gjithsesi dhe pastaj do të njoftoheni për punët që keni bërë!" E kjo është e lehtë për Allahun.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, besoni Allahun, të Dërguarin e Tij dhe Dritën (Kuranin) që e kemi zbritur! Allahu di mirë gjithçka që bëni.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë Ai do t’ju mbledhë për Ditën e Tubimit. Ajo është Dita e Humbjes[1]. Atij që e beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do t’ia shlyejë gjynahet dhe do ta fusë në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan ajetet Tona do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇdo fatkeqësi që ju godet, ndodh me lejen e Allahut. Allahu ia udhëzon zemrën atij që e beson Atë. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBindjuni Allahut e bindjuni të Dërguarit! Nëse ktheni shpinën, atëherë i Dërguari Ynë ka për detyrë vetëm kumtimin e qartë!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai përveç të Cilit nuk ka zot që meriton të adhurohet. Vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Vërtet disa prej bashkëshorteve e fëmijëve tuaj janë armiq për ju, prandaj ruhuni prej tyre! Por, nëse i falni, i anashkaloni gabimet dhe ua mbuloni ato, atëherë Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, kijeni frikë Allahun sa të keni mundësi, si dhe dëgjoni, binduni dhe shpenzoni për bamirësi për të mirën tuaj. E ata që ruhen nga lakmia e shpirtit, të tillët janë të shpëtuarit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ju i jepni Allahut ndonjë hua të mirë, Ai jua shton atë shumëfish dhe ju fal. Allahu është Mirënjohës e i Butë.