caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Taghaabun, ajeti 9

Medinë · radha e zbritjes 108 · 64:9

يَوْمَ يَجْمَعُكُمْ لِيَوْمِ ٱلْجَمْعِ ذَٰلِكَ يَوْمُ ٱلتَّغَابُنِ وَمَن يُؤْمِنۢ بِٱللَّهِ وَيَعْمَلْ صَٰلِحًا يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّـَٔاتِهِۦ وَيُدْخِلْهُ جَنَّٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë Ai do t’ju mbledhë për Ditën e Tubimit. Ajo është Dita e Humbjes[1]. Atij që e beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do t’ia shlyejë gjynahet dhe do ta fusë në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.
Albanian Translation - Hassan NahiDita, kur Ai do t’ju mbledhë, dita, kur të gjithë do të grumbulloheni, do të jetë Dita e humbjes dhe fitimit. Atij që beson në Allahun dhe bën vepra të mira, Allahu do t’ia falë gjynahet dhe do ta shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70