caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Talaaq الطلاق

12 ajete · Medinë · radha e zbritjes 99

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ إِذَا طَلَّقْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحْصُوا۟ ٱلْعِدَّةَ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ رَبَّكُمْ لَا تُخْرِجُوهُنَّ مِنۢ بُيُوتِهِنَّ وَلَا يَخْرُجْنَ إِلَّآ أَن يَأْتِينَ بِفَٰحِشَةٍ مُّبَيِّنَةٍ وَتِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَقَدْ ظَلَمَ نَفْسَهُۥ لَا تَدْرِى لَعَلَّ ٱللَّهَ يُحْدِثُ بَعْدَ ذَٰلِكَ أَمْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Pejgamber! Kur t’i ndani gratë, ndajini ato gjatë kohës së lejuar për këtë[1] dhe llogariteni mirë periudhën e pritjes. Kijeni frikë Allahun, Zotin tuaj! Mos i nxirrni ato nga shtëpitë e veta e as ato të mos dalin, përveçse nëse bëjnë ndonjë paturpësi të qartë. Këta janë kufijtë e Allahut. E kush i shkel kufijtë e Allahut, i ka bërë padrejtësi vetvetes. Ti nuk e di, ndoshta Allahu sjell pas kësaj ndonjë çështje të re.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِذَا بَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمْسِكُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ أَوْ فَارِقُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ وَأَشْهِدُوا۟ ذَوَىْ عَدْلٍ مِّنكُمْ وَأَقِيمُوا۟ ٱلشَّهَٰدَةَ لِلَّهِ ذَٰلِكُمْ يُوعَظُ بِهِۦ مَن كَانَ يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يَجْعَل لَّهُۥ مَخْرَجًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur t'u afrohet fundi i kohës së pritjes, ose mbajini si duhet, ose ndajini në mënyrë të hijshme dhe merrni dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe përmbajuni dëshmisë për hir të Allahut! Kjo këshillë vlen për çdonjërin që e beson Allahun dhe Ditën e Fundit. Atij që i frikësohet Allahut, Ai i hap rrugëdalje

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُۥٓ إِنَّ ٱللَّهَ بَٰلِغُ أَمْرِهِۦ قَدْ جَعَلَ ٱللَّهُ لِكُلِّ شَىْءٍ قَدْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe e furnizon prej nga nuk e pret. Atij që i mbështetet Allahut, Ai i mjafton. Allahu përmbush vendimin e Vet. Allahu ka përcaktuar masën për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّٰٓـِٔى يَئِسْنَ مِنَ ٱلْمَحِيضِ مِن نِّسَآئِكُمْ إِنِ ٱرْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَٰثَةُ أَشْهُرٍ وَٱلَّٰٓـِٔى لَمْ يَحِضْنَ وَأُو۟لَٰتُ ٱلْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يَجْعَل لَّهُۥ مِنْ أَمْرِهِۦ يُسْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse dyshoni për ato gra që u janë ndërprerë të përmuajshmet, koha e pritjes së tyre është tre muaj, ashtu si edhe për ato që nuk u kanë ardhur ende të përmuajshmet. Ndërkaq, afati i shtatzënave është deri në lindje. Atij që i frikësohet Allahut, Ai ia lehtëson çështjen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ أَمْرُ ٱللَّهِ أَنزَلَهُۥٓ إِلَيْكُمْ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّـَٔاتِهِۦ وَيُعْظِمْ لَهُۥٓ أَجْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëto janë vendimet që Allahu i ka zbritur për ju. Atij që i frikësohet Allahut, Ai ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَسْكِنُوهُنَّ مِنْ حَيْثُ سَكَنتُم مِّن وُجْدِكُمْ وَلَا تُضَآرُّوهُنَّ لِتُضَيِّقُوا۟ عَلَيْهِنَّ وَإِن كُنَّ أُو۟لَٰتِ حَمْلٍ فَأَنفِقُوا۟ عَلَيْهِنَّ حَتَّىٰ يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ فَإِنْ أَرْضَعْنَ لَكُمْ فَـَٔاتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ وَأْتَمِرُوا۟ بَيْنَكُم بِمَعْرُوفٍ وَإِن تَعَاسَرْتُمْ فَسَتُرْضِعُ لَهُۥٓ أُخْرَىٰ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGratë e ndara le të banojnë aty ku banoni ju[2], sipas mundësive tuaja, dhe mos u bëni dëm për t'i detyruar (të largohen). Nëse janë shtatzëna, atëherë shpenzoni për to derisa të lindin. Në qoftë se ato i ushqejnë me gji fëmijët tuaj, jepuani atyre shpërblimin dhe merruni vesh me të mirë. E, nëse nuk hasni në mirëkuptim, atëherë le t'i ushqejë me gji ndonjë grua tjetër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِيُنفِقْ ذُو سَعَةٍ مِّن سَعَتِهِۦ وَمَن قُدِرَ عَلَيْهِ رِزْقُهُۥ فَلْيُنفِقْ مِمَّآ ءَاتَىٰهُ ٱللَّهُ لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفْسًا إِلَّا مَآ ءَاتَىٰهَا سَيَجْعَلُ ٱللَّهُ بَعْدَ عُسْرٍ يُسْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterI pasuri le të shpenzojë sipas mundësive të tij, ndërsa i varfri le të shpenzojë nga ajo që i ka dhënë Allahu. Allahu nuk e ngarkon askënd përtej asaj që i ka dhënë. Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësimin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَأَيِّن مِّن قَرْيَةٍ عَتَتْ عَنْ أَمْرِ رَبِّهَا وَرُسُلِهِۦ فَحَاسَبْنَٰهَا حِسَابًا شَدِيدًا وَعَذَّبْنَٰهَا عَذَابًا نُّكْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa e sa qytete që kundërshtuan urdhrat e Allahut dhe të dërguarve të Tij i morëm në llogari të rëndë dhe i ndëshkuam me dënim të ashpër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَذَاقَتْ وَبَالَ أَمْرِهَا وَكَانَ عَٰقِبَةُ أَمْرِهَا خُسْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta shijuan pasojat e veprimeve të veta dhe fundi i tyre qe shkatërrim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمْ عَذَابًا شَدِيدًا فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ يَٰٓأُو۟لِى ٱلْأَلْبَٰبِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ قَدْ أَنزَلَ ٱللَّهُ إِلَيْكُمْ ذِكْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë. Prandaj, kini frikë Allahun, o njerëz të mençur që keni besuar! Allahu jua dërgoi këshilluesin:

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَّسُولًا يَتْلُوا۟ عَلَيْكُمْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ مُبَيِّنَٰتٍ لِّيُخْرِجَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ وَمَن يُؤْمِنۢ بِٱللَّهِ وَيَعْمَلْ صَٰلِحًا يُدْخِلْهُ جَنَّٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا قَدْ أَحْسَنَ ٱللَّهُ لَهُۥ رِزْقًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernjë të dërguar që jua lexon ajetet e Allahut që janë të qarta, për të nxjerrë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira nga errësirat në dritë. Atë që e beson Allahun dhe bën vepra të mira, e fut në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të jetë përgjithmonë. Allahu i ka përgatitur atij rrizk të këndshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَ سَبْعَ سَمَٰوَٰتٍ وَمِنَ ٱلْأَرْضِ مِثْلَهُنَّ يَتَنَزَّلُ ٱلْأَمْرُ بَيْنَهُنَّ لِتَعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ وَأَنَّ ٱللَّهَ قَدْ أَحَاطَ بِكُلِّ شَىْءٍ عِلْمًۢا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe po aq toka. Vendimi i Tij zbret ndërmjet tyre, që ta dini se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë dhe se Allahu ka përfshirë gjithçka me diturinë e Tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70