caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Saba, ajeti 33

Mekë · radha e zbritjes 58 · 34:33

وَقَالَ ٱلَّذِينَ ٱسْتُضْعِفُوا۟ لِلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوا۟ بَلْ مَكْرُ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ إِذْ تَأْمُرُونَنَآ أَن نَّكْفُرَ بِٱللَّهِ وَنَجْعَلَ لَهُۥٓ أَندَادًا وَأَسَرُّوا۟ ٱلنَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُا۟ ٱلْعَذَابَ وَجَعَلْنَا ٱلْأَغْلَٰلَ فِىٓ أَعْنَاقِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ هَلْ يُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë shtypurit do t'u thonë krerëve mendjemëdhenj: "Jo, por dredhia juaj që bënit natë e ditë, kur na urdhëronit që të mos e besonim Allahun dhe t'i vishnim Atij ortakë." Ata do ta fshehin pendimin e tyre kur ta shohin dënimin dhe Ne do t'u vëmë pranga në qafë atyre që nuk besuan. A do të ndëshkohen ata për diçka tjetër përveç asaj që kanë punuar?
Albanian Translation - Hassan NahiNdërsa të dobëtit do t’u thonë atyre që madhështoheshin: “Nuk është kështu! Ju keni komplotuar natë e ditë, duke na urdhëruar, që ta mohonim Allahun dhe t’i vishnim Atij (zota të tjerë) të barabartë me Atë”. Dhe ata do ta fshehin pikëllimin, kur ta shohin dënimin. Ne do të vëmë vargonj në qafat e atyre që mohuan. A do të ndëshkohen ndryshe, veçse sipas asaj që kanë bërë?!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70