caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Saba, ajeti 31

Mekë · radha e zbritjes 58 · 34:31

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَن نُّؤْمِنَ بِهَٰذَا ٱلْقُرْءَانِ وَلَا بِٱلَّذِى بَيْنَ يَدَيْهِ وَلَوْ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلظَّٰلِمُونَ مَوْقُوفُونَ عِندَ رَبِّهِمْ يَرْجِعُ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ ٱلْقَوْلَ يَقُولُ ٱلَّذِينَ ٱسْتُضْعِفُوا۟ لِلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوا۟ لَوْلَآ أَنتُمْ لَكُنَّا مُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk besojnë, thonë: "Ne kurrë nuk do të besojmë në këtë Kuran e as në Librat para tij." Eh, sikur t'i shihje keqbërësit kur të dalin para Zotit të tyre duke fajësuar njëri-tjetrin! Të shtypurit do t'u thonë krerëve mendjemëdhenj: "Po të mos kishit qenë ju, ne do të ishim besimtarë."
Albanian Translation - Hassan NahiAta që nuk besojnë, thonë: “Ne nuk do të besojmë kurrsesi në këtë Kuran, as në ato që janë zbritur para tij”. Eh, sikur t’i shihje keqbërësit duke dalë para Zotit të tyre dhe duke shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin. Të dobëtit do t’u thonë atyre që madhështoheshin: “Sikur të mos ishit ju, ne do të ishim besimtarë”.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70