وَلِسُلَيْمَٰنَ ٱلرِّيحَ غُدُوُّهَا شَهْرٌ وَرَوَاحُهَا شَهْرٌ وَأَسَلْنَا لَهُۥ عَيْنَ ٱلْقِطْرِ وَمِنَ ٱلْجِنِّ مَن يَعْمَلُ بَيْنَ يَدَيْهِ بِإِذْنِ رَبِّهِۦ وَمَن يَزِغْ مِنْهُمْ عَنْ أَمْرِنَا نُذِقْهُ مِنْ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurse Sulejmanit ia nënshtruam erën: shtegtimi i paraditës ishte sa (udhëtimi) një muaj, e edhe shtegtimi i pasditës. Ne i dhamë atij edhe një burim bakri të shkrirë dhe i nënshtruam disa xhinë që punonin për të me urdhrin e Zotit të tij. Këdo prej tyre që shmanget nga urdhri Ynë bëjmë që ta shijojë dënimin e Zjarrit flakërues.
Albanian Translation - Hassan NahiSulejmanit Ne ia nënshtruam erën, me të cilën udhëtimin e një muaji ai e bënte brenda një paraditeje ose një pasditeje. Ne i dhamë atij një burim të rrjedhshëm bakri të shkrirë dhe xhinde që i bëmë të punonin para syve të tij, me urdhrin e Zotit të tij. Këdo prej tyre që largohet nga urdhri ynë, do ta bëjmë që të shijojë dënimin e Zjarrit.