caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Saba, ajeti 43

Mekë · radha e zbritjes 58 · 34:43

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٍ قَالُوا۟ مَا هَٰذَآ إِلَّا رَجُلٌ يُرِيدُ أَن يَصُدَّكُمْ عَمَّا كَانَ يَعْبُدُ ءَابَآؤُكُمْ وَقَالُوا۟ مَا هَٰذَآ إِلَّآ إِفْكٌ مُّفْتَرًى وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِلْحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمْ إِنْ هَٰذَآ إِلَّا سِحْرٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata thonë: "Ky (Muhamedi) është vetëm një njeri që dëshiron t'ju largojë nga ajo që adhuronin etërit tuaj" dhe thonë: "Ky (Kurani) nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër e trilluar." Dhe, kur u vjen e vërteta, jobesimtarët thonë: "Kjo s'është gjë tjetër veçse magji e kulluar."
Albanian Translation - Hassan NahiKur iu lexohen atyre shpalljet Tona të qarta, ata (paganët e Mekës) thonë: “Ky (Muhamedi a.s.) është vetëm njeri, që dëshiron t’ju largojë nga ajo që etërit tuaj kanë adhuruar”. Dhe ata thonë: “Ky (Kuran) nuk është asgjë tjetër veçse një gënjeshtër e trilluar!” Dhe, kur u vjen e Vërteta, jobesimtarët thonë: “Kjo është vetëm magji e qartë!”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70