caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Hajj, ajeti 36

Medinë · radha e zbritjes 103 · 22:36

وَٱلْبُدْنَ جَعَلْنَٰهَا لَكُم مِّن شَعَٰٓئِرِ ٱللَّهِ لَكُمْ فِيهَا خَيْرٌ فَٱذْكُرُوا۟ ٱسْمَ ٱللَّهِ عَلَيْهَا صَوَآفَّ فَإِذَا وَجَبَتْ جُنُوبُهَا فَكُلُوا۟ مِنْهَا وَأَطْعِمُوا۟ ٱلْقَانِعَ وَٱلْمُعْتَرَّ كَذَٰلِكَ سَخَّرْنَٰهَا لَكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDevetë dhe lopët Ne i bëmë për ju si një nga ritet e Allahut dhe ju keni dobi prej tyre. Andaj, përmendeni emrin e Allahut kur ato janë në këmbë (gati për therje). E, kur të shtrihen përtokë, hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni të varfrin që nuk lyp dhe atë që lyp. Kështu, Ne i nënshtruam ato për ju, që të jeni mirënjohës.
Albanian Translation - Hassan NahiDevetë dhe gjedhët i kemi bërë për ju si një nga ritet e Allahut për flijim dhe ju keni dobi nga ato. Prandaj, përmendeni emrin e Allahut mbi ato, ndërsa i radhisni në këmbë (për t’i therur). Kur ato të bien në tokë, hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni edhe atë që lyp, edhe atë që nuk lyp. Kështu pra, Ne i kemi vënë ato në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70