يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٌ فَٱسْتَمِعُوا۟ لَهُۥٓ إِنَّ ٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَن يَخْلُقُوا۟ ذُبَابًا وَلَوِ ٱجْتَمَعُوا۟ لَهُۥ وَإِن يَسْلُبْهُمُ ٱلذُّبَابُ شَيْـًٔا لَّا يَسْتَنقِذُوهُ مِنْهُ ضَعُفَ ٱلطَّالِبُ وَٱلْمَطْلُوبُ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO njerëz! Është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni me vëmendje: ata që ju i adhuroni në vend të Allahut nuk mund të krijojnë as një mizë, edhe sikur të mblidheshin të gjithë për këtë. E, nëse miza u rrëmben atyre diçka, ata nuk mund ta marrin atë prej saj. I dobët është edhe lutësi, edhe i luturi.
Albanian Translation - Hassan NahiO njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: “Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t’ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli).”