ٱلَّذِينَ أُخْرِجُوا۟ مِن دِيَٰرِهِم بِغَيْرِ حَقٍّ إِلَّآ أَن يَقُولُوا۟ رَبُّنَا ٱللَّهُ وَلَوْلَا دَفْعُ ٱللَّهِ ٱلنَّاسَ بَعْضَهُم بِبَعْضٍ لَّهُدِّمَتْ صَوَٰمِعُ وَبِيَعٌ وَصَلَوَٰتٌ وَمَسَٰجِدُ يُذْكَرُ فِيهَا ٱسْمُ ٱللَّهِ كَثِيرًا وَلَيَنصُرَنَّ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥٓ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِىٌّ عَزِيزٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët u dëbuan nga shtëpitë e tyre pa kurrfarë të drejte, vetëm pse thanë: "Zoti ynë është Allahu." Sikur Allahu të mos zmbrapste disa njerëz me anë të të tjerëve, do të rrënoheshin manastire, kisha, sinagoga dhe xhami ku përmendet emri i Allahut shumë. Allahu, me siguri, do t'i ndihmojë ata që e ndihmojnë Atë (çështjen e Tij). Vërtet, Allahu është i Fortë, i Gjithëfuqishëm.
Albanian Translation - Hassan Nahiata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu.”[214] Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.