Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që mohuan prej ithtarëve të Librit dhe prej idhujtarëve nuk do të ndaheshin (nga mosbesimi i tyre) derisa t’u vinte dëshmia e qartë:
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk u urdhëruan për gjë tjetër përveçse ta adhuronin Allahun, duke ia kushtuar fenë vetëm Atij e duke qenë besimdrejtë, si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, ata që nuk besojnë nga ithtarët e Librit dhe idhujtarët do të jenë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Pikërisht ata janë krijesat më të këqija.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShpërblimi i tyre te Zoti i tyre janë Xhenetet e Përjetësisë, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është për atë që i frikësohet Zotit të vet.