caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tahrim, ajeti 3

Medinë · radha e zbritjes 107 · 66:3

وَإِذْ أَسَرَّ ٱلنَّبِىُّ إِلَىٰ بَعْضِ أَزْوَٰجِهِۦ حَدِيثًا فَلَمَّا نَبَّأَتْ بِهِۦ وَأَظْهَرَهُ ٱللَّهُ عَلَيْهِ عَرَّفَ بَعْضَهُۥ وَأَعْرَضَ عَنۢ بَعْضٍ فَلَمَّا نَبَّأَهَا بِهِۦ قَالَتْ مَنْ أَنۢبَأَكَ هَٰذَا قَالَ نَبَّأَنِىَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْخَبِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Pejgamberi i besoi një fjalë të fshehtë njërës prej grave të veta, e ajo e tregoi, por Allahu ia bëri të ditur atij, ai i tha një pjesë asaj, ndërsa pjesën tjetër nuk ia përmendi. Kur ai ia tregoi këtë, ajo tha: "E kush ta tregoi ty?!" Ai tha: "Ma tregoi i Gjithëdijshmi, i Cili di hollësisht çdo gjë."
Albanian Translation - Hassan NahiKur i Dërguari i tregoi një sekret njërës prej grave të tij, ajo e hapi këtë fjalë. Allahu ia zbuloi këtë të Dërguarit, i cili një pjesë të këtij zbulimi ia tha (gruas që ia përhapi sekretin), kurse pjesën tjetër jo. Kur i Dërguari ia tregoi asaj të fshehtën, ajo e pyeti: “E kush të ka treguar ty?” Ai i tha: “Ma tregoi i Gjithëdijshmi, i Mirinformuari”.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70