caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tahrim, ajeti 8

Medinë · radha e zbritjes 107 · 66:8

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ تُوبُوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمْ سَيِّـَٔاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ يَوْمَ لَا يُخْزِى ٱللَّهُ ٱلنَّبِىَّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ نُورُهُمْ يَسْعَىٰ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَٰنِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَٱغْفِرْ لَنَآ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë të këqijat tuaja dhe t’ju shpjerë në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën kur Allahu nuk do ta turpërojë Pejgamberin dhe ata që besuan me të; drita e tyre do të shndrisë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: "Zoti ynë, plotësoje dritën tonë dhe falna ne! Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për çdo gjë."
Albanian Translation - Hassan NahiO ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70