أَسْكِنُوهُنَّ مِنْ حَيْثُ سَكَنتُم مِّن وُجْدِكُمْ وَلَا تُضَآرُّوهُنَّ لِتُضَيِّقُوا۟ عَلَيْهِنَّ وَإِن كُنَّ أُو۟لَٰتِ حَمْلٍ فَأَنفِقُوا۟ عَلَيْهِنَّ حَتَّىٰ يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ فَإِنْ أَرْضَعْنَ لَكُمْ فَـَٔاتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ وَأْتَمِرُوا۟ بَيْنَكُم بِمَعْرُوفٍ وَإِن تَعَاسَرْتُمْ فَسَتُرْضِعُ لَهُۥٓ أُخْرَىٰ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGratë e ndara le të banojnë aty ku banoni ju[2], sipas mundësive tuaja, dhe mos u bëni dëm për t'i detyruar (të largohen). Nëse janë shtatzëna, atëherë shpenzoni për to derisa të lindin. Në qoftë se ato i ushqejnë me gji fëmijët tuaj, jepuani atyre shpërblimin dhe merruni vesh me të mirë. E, nëse nuk hasni në mirëkuptim, atëherë le t'i ushqejë me gji ndonjë grua tjetër.
Albanian Translation - Hassan NahiGratë e ndara në periudhën e pritjes, le të banojnë aty ku banoni edhe ju, sipas mundësive tuaja dhe mos u bini në qafë për t’i detyruar (të largohen). Nëse janë shtatzëna, shpenzoni për ato deri sa të lindin. Nëse fëmija ushqehet me gjirin e nënës, paguajuni atyre shpërblimin dhe merruni vesh me të mirë. Por, nëse keni vështirësi të merreni vesh, atëherë le ta ushqejë me gji një (mëndeshë) tjetër.