بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ إِذَا طَلَّقْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحْصُوا۟ ٱلْعِدَّةَ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ رَبَّكُمْ لَا تُخْرِجُوهُنَّ مِنۢ بُيُوتِهِنَّ وَلَا يَخْرُجْنَ إِلَّآ أَن يَأْتِينَ بِفَٰحِشَةٍ مُّبَيِّنَةٍ وَتِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَقَدْ ظَلَمَ نَفْسَهُۥ لَا تَدْرِى لَعَلَّ ٱللَّهَ يُحْدِثُ بَعْدَ ذَٰلِكَ أَمْرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Pejgamber! Kur t’i ndani gratë, ndajini ato gjatë kohës së lejuar për këtë[1] dhe llogariteni mirë periudhën e pritjes. Kijeni frikë Allahun, Zotin tuaj! Mos i nxirrni ato nga shtëpitë e veta e as ato të mos dalin, përveçse nëse bëjnë ndonjë paturpësi të qartë. Këta janë kufijtë e Allahut. E kush i shkel kufijtë e Allahut, i ka bërë padrejtësi vetvetes. Ti nuk e di, ndoshta Allahu sjell pas kësaj ndonjë çështje të re.
Albanian Translation - Hassan NahiO Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes.[371] Llogaritni kohën e tyre të pritjes dhe frikësojuni Allahut, Zotit tuaj. Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, por edhe ato të mos dalin, me përjashtim të rastit kur shkelin martesën haptazi. Këto janë urdhërimet e Allahut; kushdo që i kapërcen kufijtë e Allahut, i ka bërë dëm vetvetes. Ti nuk e di se pas kësaj Allahu mund të sjellë ndonjë rrethanë tjetër.