caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Talaaq, ajeti 11

Medinë · radha e zbritjes 99 · 65:11

رَّسُولًا يَتْلُوا۟ عَلَيْكُمْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ مُبَيِّنَٰتٍ لِّيُخْرِجَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ وَمَن يُؤْمِنۢ بِٱللَّهِ وَيَعْمَلْ صَٰلِحًا يُدْخِلْهُ جَنَّٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا قَدْ أَحْسَنَ ٱللَّهُ لَهُۥ رِزْقًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernjë të dërguar që jua lexon ajetet e Allahut që janë të qarta, për të nxjerrë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira nga errësirat në dritë. Atë që e beson Allahun dhe bën vepra të mira, e fut në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të jetë përgjithmonë. Allahu i ka përgatitur atij rrizk të këndshëm.
Albanian Translation - Hassan Nahinjë të Dërguar, i cili ju lexon shpalljet e Allahut me shpjegime të qarta, për t’i nxjerrë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, nga errësira në dritë. Atë që beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do ta shpjerë në kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përgjithmonë. Pa dyshim, Allahu ka përgatitur për atë risk të mrekullueshëm.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70