caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Israa, ajeti 7

Mekë · radha e zbritjes 50 · 17:7

إِنْ أَحْسَنتُمْ أَحْسَنتُمْ لِأَنفُسِكُمْ وَإِنْ أَسَأْتُمْ فَلَهَا فَإِذَا جَآءَ وَعْدُ ٱلْـَٔاخِرَةِ لِيَسُـۥٓـُٔوا۟ وُجُوهَكُمْ وَلِيَدْخُلُوا۟ ٱلْمَسْجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَلِيُتَبِّرُوا۟ مَا عَلَوْا۟ تَتْبِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse bëni mirë, e keni për vete, e, nëse bëni keq, e bëni kundër vetes. Kur erdhi koha e përmbushjes së paralajmërimit të dytë, (Ne dërguam robër) që t'i poshtëronin fytyrat tuaja dhe të hynin në xhami, siç kishin hyrë herën e parë, dhe të rrënonin gjithçka që pushtonin.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse bëni mirësi, e keni bërë për veten tuaj. E, nëse bëni keq, ia keni bërë po vetes. Kur erdhi koha e përmbushjes së profecisë për ngatërresën e dytë, Ne i dërguam (armiqtë tuaj) për t’jua nxirë fytyrat tuaja dhe që të hyjnë në tempull, siç patën hyrë herën e parë dhe të shkatërrojnë plotësisht çdo gjë që pushtonin.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70