وَإِذْ قُلْنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِٱلنَّاسِ وَمَا جَعَلْنَا ٱلرُّءْيَا ٱلَّتِىٓ أَرَيْنَٰكَ إِلَّا فِتْنَةً لِّلنَّاسِ وَٱلشَّجَرَةَ ٱلْمَلْعُونَةَ فِى ٱلْقُرْءَانِ وَنُخَوِّفُهُمْ فَمَا يَزِيدُهُمْ إِلَّا طُغْيَٰنًا كَبِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur të thamë: "Zoti yt i përfshin të gjithë njerëzit (me fuqinë e Tij)." Pamjen që ta treguam ty e bëmë vetëm si sprovë për njerëzit, e edhe pemën e mallkuar (të përmendur) në Kuran. Ne i frikësojmë ata, por kjo vetëm ua shton atyre mosbindjen.
Albanian Translation - Hassan Nahi(Kujto) kur Ne të thamë: “Me të vërtetë, Zoti yt, do të të mbrojë nga njerëzit”![176] Vizionin që ta treguam, e bëmë vetëm sprovë për njerëzit, ashtu si dhe pemën e mallkuar në Kuran[177]. Dhe Ne i frikësojmë (paralajmërojmë) ata, por kjo vetëm u shton mohimin e madh.