يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ كُونُوٓا۟ أَنصَارَ ٱللَّهِ كَمَا قَالَ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ لِلْحَوَارِيِّـۧنَ مَنْ أَنصَارِىٓ إِلَى ٱللَّهِ قَالَ ٱلْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنصَارُ ٱللَّهِ فَـَٔامَنَت طَّآئِفَةٌ مِّنۢ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ وَكَفَرَت طَّآئِفَةٌ فَأَيَّدْنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ عَلَىٰ عَدُوِّهِمْ فَأَصْبَحُوا۟ ظَٰهِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Bëhuni ndihmëtarë (të fesë së) Allahut, ashtu siç u tha Isai nxënësve të tij: "Cilët janë ndihmëtarët e mi në rrugën e Allahut?" Nxënësit e tij thanë: "Ne jemi ndihmëtarët e Allahut." Atëherë, një pjesë e bijve të Israilit besuan e një pjesë mohuan. Prandaj, Ne i mbështetëm ata që besuan kundrejt armikut të tyre dhe kështu u bënë ngadhënjimtarë.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë, bëhuni ndihmësit e Allahut, ashtu siç u tha dishepujve Isai, i biri i Merjemes: “Kush janë ndihmësit e mi për çështjen e Allahut?” Dishepujt u përgjigjën: “Ne jemi ndihmësit e Allahut!” Kështu, një pjesë nga bijtë e Israilit e besoi, kurse pjesa tjetër e mohoi. Prandaj Ne i forcuam besimtarët kundër armikut të tyre dhe ata dolën ngadhënjimtarë.