وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِۦ يَٰقَوْمِ لِمَ تُؤْذُونَنِى وَقَد تَّعْلَمُونَ أَنِّى رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيْكُمْ فَلَمَّا زَاغُوٓا۟ أَزَاغَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُمْ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْفَٰسِقِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur Musai i tha popullit të vet: "O populli im, përse më lëndoni duke e ditur se unë jam i dërguari i Allahut për ju?!" Por, kur ata u shmangën, Allahu ua shmangu zemrat (nga e vërteta). Allahu nuk e udhëzon popullin e pabindur.
Albanian Translation - Hassan NahiKujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, përse po më mundoni, kur e dini mirë se unë jam i dërguari i Allahut te ju?!” Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë); Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.