caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Hadid الحديد

29 ajete · Medinë · radha e zbritjes 94

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahun e lartëson çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtij i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Ai jep jetë e vdekje dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُوَ ٱلْأَوَّلُ وَٱلْـَٔاخِرُ وَٱلظَّٰهِرُ وَٱلْبَاطِنُ وَهُوَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është i Pari dhe i Mbrami, i Dukshmi dhe i Padukshmi. Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ فِى سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ ٱسْتَوَىٰ عَلَى ٱلْعَرْشِ يَعْلَمُ مَا يَلِجُ فِى ٱلْأَرْضِ وَمَا يَخْرُجُ مِنْهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا يَعْرُجُ فِيهَا وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنتُمْ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh (Fron). Ai e di çfarë hyn në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngjitet në të. Ai është me ju kudo që të jeni. Allahu sheh mirë gjithçka që bëni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرْجَعُ ٱلْأُمُورُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtij i takon sundimi i qiejve e i Tokës dhe tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُولِجُ ٱلَّيْلَ فِى ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِى ٱلَّيْلِ وَهُوَ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi fut natën në ditë dhe fut ditën në natë. Ai e di mirë çfarë ka në zemra.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ءَامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَأَنفِقُوا۟ مِمَّا جَعَلَكُم مُّسْتَخْلَفِينَ فِيهِ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنكُمْ وَأَنفَقُوا۟ لَهُمْ أَجْرٌ كَبِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBesoni Allahun e të Dërguarin e Tij dhe jepni nga ajo që Ai jua ka lënë në pronësi, sepse ata nga ju që besojnë dhe japin, do të kenë shpërblim të madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا لَكُمْ لَا تُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلرَّسُولُ يَدْعُوكُمْ لِتُؤْمِنُوا۟ بِرَبِّكُمْ وَقَدْ أَخَذَ مِيثَٰقَكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇ’keni që nuk e besoni Allahun, ndërkohë që i Dërguari ju thërret të besoni Zotin tuaj, e Ai ka marrë besën prej jush, nëse vërtet jeni besimtarë?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُوَ ٱلَّذِى يُنَزِّلُ عَلَىٰ عَبْدِهِۦٓ ءَايَٰتٍۭ بَيِّنَٰتٍ لِّيُخْرِجَكُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ وَإِنَّ ٱللَّهَ بِكُمْ لَرَءُوفٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është që i zbriti robit të Vet ajete të qarta për t’ju nxjerrë nga errësirat në dritë. Me të vërtetë, Allahu është i Dhembshur e Mëshirëplotë ndaj jush.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا لَكُمْ أَلَّا تُنفِقُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلِلَّهِ مِيرَٰثُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ لَا يَسْتَوِى مِنكُم مَّنْ أَنفَقَ مِن قَبْلِ ٱلْفَتْحِ وَقَٰتَلَ أُو۟لَٰٓئِكَ أَعْظَمُ دَرَجَةً مِّنَ ٱلَّذِينَ أَنفَقُوا۟ مِنۢ بَعْدُ وَقَٰتَلُوا۟ وَكُلًّا وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلْحُسْنَىٰ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇ’keni që nuk shpenzoni në rrugën e Allahut, ndërkohë që Allahut i takon trashëgimia e qiejve dhe e Tokës? Nuk janë të barabartë ata prej jush që shpenzuan dhe luftuan para Çlirimit (të Mekës) me ata që shpenzuan e luftuan më pas; të parët kanë shkallë më të lartë. Por, të gjithëve Allahu u ka premtuar shpërblimin më të mirë. Allahu e di mirë atë që bëni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّن ذَا ٱلَّذِى يُقْرِضُ ٱللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا فَيُضَٰعِفَهُۥ لَهُۥ وَلَهُۥٓ أَجْرٌ كَرِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKush është ai që do t'i japë Allahut ndonjë hua të mirë, që Ai t'ia shtojë atë shumëfish? E për të do të ketë shpërblim bujar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ تَرَى ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتِ يَسْعَىٰ نُورُهُم بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَٰنِهِم بُشْرَىٰكُمُ ٱلْيَوْمَ جَنَّٰتٌ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur do t’i shohësh besimtarët e besimtaret duke u ndriçuar drita përpara dhe në të djathtë të tyre (e do t’u thuhet): "Përgëzim për ju sot janë kopshtet e Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të qëndroni përgjithmonë! Kjo është fitorja e madhe."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ يَقُولُ ٱلْمُنَٰفِقُونَ وَٱلْمُنَٰفِقَٰتُ لِلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱنظُرُونَا نَقْتَبِسْ مِن نُّورِكُمْ قِيلَ ٱرْجِعُوا۟ وَرَآءَكُمْ فَٱلْتَمِسُوا۟ نُورًا فَضُرِبَ بَيْنَهُم بِسُورٍ لَّهُۥ بَابٌۢ بَاطِنُهُۥ فِيهِ ٱلرَّحْمَةُ وَظَٰهِرُهُۥ مِن قِبَلِهِ ٱلْعَذَابُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë, dyfytyrëshit e dyfytyrëshet do t'u thonë besimtarëve: “Na pritni, që të marrim pak nga drita juaj!" Por, atyre do t’u thuhet: "Kthehuni mbrapa e kërkoni dritë!" Atëherë, ndërmjet tyre do të vihet një mur, që ka një port: brenda saj është mëshira, kurse jashtë saj dënimi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُنَادُونَهُمْ أَلَمْ نَكُن مَّعَكُمْ قَالُوا۟ بَلَىٰ وَلَٰكِنَّكُمْ فَتَنتُمْ أَنفُسَكُمْ وَتَرَبَّصْتُمْ وَٱرْتَبْتُمْ وَغَرَّتْكُمُ ٱلْأَمَانِىُّ حَتَّىٰ جَآءَ أَمْرُ ٱللَّهِ وَغَرَّكُم بِٱللَّهِ ٱلْغَرُورُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të thërrasin: "A nuk ishim edhe ne me ju?" Do t'u përgjigjen: Po, por ju e shkatërruat veten, pritët (të mundeshin besimtarët), dyshuat dhe u mashtruat nga shpresat e kota, derisa erdhi urdhri i Allahut dhe ju mashtroi kryemashtruesi (shejtani) ndaj Allahut."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱلْيَوْمَ لَا يُؤْخَذُ مِنكُمْ فِدْيَةٌ وَلَا مِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مَأْوَىٰكُمُ ٱلنَّارُ هِىَ مَوْلَىٰكُمْ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, sot nuk pranohet shkëmbesë as nga ju e as nga ata që mohuan. Vendbanimi juaj është Zjarri. Aty e keni vendin ju. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَن تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ ٱللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ ٱلْحَقِّ وَلَا يَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ مِن قَبْلُ فَطَالَ عَلَيْهِمُ ٱلْأَمَدُ فَقَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ فَٰسِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk ka ardhur koha për ata që besuan, që zemrat e tyre të përulen para përmendjes së Allahut dhe para së vërtetës që ka zbritur e të mos bëhen si ata që iu dha Libri më parë, të cilëve u kaloi kohë e gjatë[1] dhe iu ngurtësuan zemrat?! Shumica e tyre janë të pabindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ يُحْىِ ٱلْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا قَدْ بَيَّنَّا لَكُمُ ٱلْـَٔايَٰتِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDijeni se Allahu e gjallëron tokën pasi të jetë tharë. Ne jua kemi shpjeguar shenjat, që të kuptoni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلْمُصَّدِّقِينَ وَٱلْمُصَّدِّقَٰتِ وَأَقْرَضُوا۟ ٱللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا يُضَٰعَفُ لَهُمْ وَلَهُمْ أَجْرٌ كَرِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjëmend, bamirësve dhe bamirëseve që i japin Allahut një hua të mirë do t'u shumëfishohet fitimi dhe do të kenë shpërblim bujar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦٓ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلصِّدِّيقُونَ وَٱلشُّهَدَآءُ عِندَ رَبِّهِمْ لَهُمْ أَجْرُهُمْ وَنُورُهُمْ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَكَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَآ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْجَحِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij, mu ata janë besnikët. E dëshmorët do të kenë te Zoti i tyre shpërblimin dhe dritën e vet. Ndërkaq, ata që nuk besuan dhe i përgënjeshtruan ajetet Tona, pikërisht ata janë banorët e Zjarrit flakërues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّمَا ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا لَعِبٌ وَلَهْوٌ وَزِينَةٌ وَتَفَاخُرٌۢ بَيْنَكُمْ وَتَكَاثُرٌ فِى ٱلْأَمْوَٰلِ وَٱلْأَوْلَٰدِ كَمَثَلِ غَيْثٍ أَعْجَبَ ٱلْكُفَّارَ نَبَاتُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصْفَرًّا ثُمَّ يَكُونُ حُطَٰمًا وَفِى ٱلْـَٔاخِرَةِ عَذَابٌ شَدِيدٌ وَمَغْفِرَةٌ مِّنَ ٱللَّهِ وَرِضْوَٰنٌ وَمَا ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَآ إِلَّا مَتَٰعُ ٱلْغُرُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, dëfrim, zbukurim, mburrje ndërmjet jush dhe garë për shtimin e pasurisë dhe fëmijëve. Ajo i ngjan një shiu, prej të cilit bima i mahnit bujqit, por më vonë ajo thahet dhe e sheh sesi zverdhet dhe më pas bëhet byk. Në botën tjetër ka dënim të ashpër, por edhe falje e kënaqësi prej Allahut. Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër veçse një përjetim mashtrues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَابِقُوٓا۟ إِلَىٰ مَغْفِرَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا كَعَرْضِ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ أُعِدَّتْ لِلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ ذَٰلِكَ فَضْلُ ٱللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَآءُ وَٱللَّهُ ذُو ٱلْفَضْلِ ٱلْعَظِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGaroni për të fituar falje nga Zoti juaj dhe një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa qielli dhe Toka, i përgatitur për ata që besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij. Kjo është mirësia e Allahut që Ai ia jep kujt të dojë e Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَآ أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فِىٓ أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِى كِتَٰبٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَأَهَآ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka fatkeqësi që ju godet në tokë ose në veten tuaj, që të mos jetë e shënuar në një Libër[2], para se ta krijojmë atë, – e kjo për Allahun është e lehtë, –

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِّكَيْلَا تَأْسَوْا۟ عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا تَفْرَحُوا۟ بِمَآ ءَاتَىٰكُمْ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë të mos dëshpëroheni për atë që ju ikën dhe të mos gëzoheni tepër për atë që Ai jua jep. Allahu nuk i do ata që janë mendjemëdhenj e mburravecë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يَبْخَلُونَ وَيَأْمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلْبُخْلِ وَمَن يَتَوَلَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْغَنِىُّ ٱلْحَمِيدُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët tregohen koprracë dhe kërkojnë edhe nga njerëzit që të jenë dorështrënguar. E kush kthen shpinën, le ta dijë se Allahu është njëmend i Panevoji, i Lavdëruari.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا بِٱلْبَيِّنَٰتِ وَأَنزَلْنَا مَعَهُمُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْمِيزَانَ لِيَقُومَ ٱلنَّاسُ بِٱلْقِسْطِ وَأَنزَلْنَا ٱلْحَدِيدَ فِيهِ بَأْسٌ شَدِيدٌ وَمَنَٰفِعُ لِلنَّاسِ وَلِيَعْلَمَ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥ وَرُسُلَهُۥ بِٱلْغَيْبِ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِىٌّ عَزِيزٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm edhe Librat (e shenjtë) dhe peshoren, që njerëzit të punojnë me drejtësi, si dhe e zbritëm hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe përfitime për njerëzit, që Allahu të nxjerrë në shesh ata që e ndihmojnë Atë dhe të dërguarit e Tij pa e parë Atë. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë e i Gjithëfuqishëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا وَإِبْرَٰهِيمَ وَجَعَلْنَا فِى ذُرِّيَّتِهِمَا ٱلنُّبُوَّةَ وَٱلْكِتَٰبَ فَمِنْهُم مُّهْتَدٍ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ فَٰسِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dërguam Nuhun e Ibrahimin dhe pasardhësve të tyre u dhamë pejgamberinë dhe Librin. Prej tyre pati të udhëzuar, por shumë prej tyre ishin të pabindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ قَفَّيْنَا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم بِرُسُلِنَا وَقَفَّيْنَا بِعِيسَى ٱبْنِ مَرْيَمَ وَءَاتَيْنَٰهُ ٱلْإِنجِيلَ وَجَعَلْنَا فِى قُلُوبِ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ رَأْفَةً وَرَحْمَةً وَرَهْبَانِيَّةً ٱبْتَدَعُوهَا مَا كَتَبْنَٰهَا عَلَيْهِمْ إِلَّا ٱبْتِغَآءَ رِضْوَٰنِ ٱللَّهِ فَمَا رَعَوْهَا حَقَّ رِعَايَتِهَا فَـَٔاتَيْنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنْهُمْ أَجْرَهُمْ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ فَٰسِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, ne vazhduam me të dërguarit Tanë, mandej dërguam Isain, birin e Merjemes, të cilit i dhamë Inxhilin dhe në zemrat e atyre që e ndoqën atë vumë dhembshuri e mëshirë. Ndërkaq, murgërinë e shpikën vetë, – Ne nuk ua urdhëruam, – por e shpikën duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, e megjithatë nuk e ruajtën ashtu siç duhej. Atyre që besuan nga mesi i tyre ua dhamë shpërblimin e merituar, por shumë prej tyre janë të pabindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَءَامِنُوا۟ بِرَسُولِهِۦ يُؤْتِكُمْ كِفْلَيْنِ مِن رَّحْمَتِهِۦ وَيَجْعَل لَّكُمْ نُورًا تَمْشُونَ بِهِۦ وَيَغْفِرْ لَكُمْ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju (ithtarë të Librit) që keni besuar, kini frikë Allahun dhe besoni të Dërguarin e Tij, që Ai t’ju dhurojë mëshirë të dyfishtë, t’ju japë dritë me të cilën do të ecni dhe t’ju falë! Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِّئَلَّا يَعْلَمَ أَهْلُ ٱلْكِتَٰبِ أَلَّا يَقْدِرُونَ عَلَىٰ شَىْءٍ مِّن فَضْلِ ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱلْفَضْلَ بِيَدِ ٱللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَآءُ وَٱللَّهُ ذُو ٱلْفَضْلِ ٱلْعَظِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, le ta dinë ithtarët e Librit se ata nuk kanë kurrfarë pushteti mbi mirësinë e Allahut, sepse e gjithë mirësia është në Dorën e Allahut. Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70