caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Hadid, ajeti 25

Medinë · radha e zbritjes 94 · 57:25

لَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا بِٱلْبَيِّنَٰتِ وَأَنزَلْنَا مَعَهُمُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْمِيزَانَ لِيَقُومَ ٱلنَّاسُ بِٱلْقِسْطِ وَأَنزَلْنَا ٱلْحَدِيدَ فِيهِ بَأْسٌ شَدِيدٌ وَمَنَٰفِعُ لِلنَّاسِ وَلِيَعْلَمَ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥ وَرُسُلَهُۥ بِٱلْغَيْبِ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِىٌّ عَزِيزٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm edhe Librat (e shenjtë) dhe peshoren, që njerëzit të punojnë me drejtësi, si dhe e zbritëm hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe përfitime për njerëzit, që Allahu të nxjerrë në shesh ata që e ndihmojnë Atë dhe të dërguarit e Tij pa e parë Atë. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë e i Gjithëfuqishëm.
Albanian Translation - Hassan NahiNe i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt. Ne e zbritëm hekurin, në të cilin ka (material për) luftë të fuqishme dhe dobi (të tjera) për njerëzit, me qëllim që Allahu të njohë ata që e ndihmojnë Atë dhe të dërguarit e Tij, pa e parë Atë. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70